Kina do të nxisë realizimin e vlerës së pronësisë intelektuale

2020-01-08 17:03:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:知识产权---[zhī shí chǎn quán]---Pronësi intelektuale

Nga mbledhja e drejtorëve të Zyrës Kombëtare të Pronës Intelektuale të mbajtur në Pekin mësohet se në vitin 2020, Drejtoria Shtetërore e Pronësisë Intelektuale do të zgjerojë shkallën e financimit për kredi ku garanci do të jetë prona intelektuale, do të nxitë realizimin e vlerës së pronës intelektuale dhe integrimin e thellë midis pronës intelektuale e zhvillimit ekonomik.

Sipas të dhënave, në vitin 2019 Kina kishte 453 mijë patenta shpikjesh dhe mbi 1.58 milionë aplikime për patenta. Në çdo 10 mijë kinezë numërohen 13.3 patenta duke realizuar qëllimin e "Planit të 13-të pesëvjeçar".

Përveç këtyre, në mbarë Kinën janë të regjistruara mbi 6.4 milionë marka tregtare . Për çdo 4.9 subjekte tregtare ekziston 1 markë e regjistruar. Drejtori i Drejtorisë Shtetërore të Pronësisë Intelektuale Shen Changyu vuri në dukje se vitin e kaluar, cilësia e efikasiteti i pronësisë intelektuale u rritën me shpjetësi.

"Shuma totale e financimit me kredi duke lënë pronën intelektuale si garanci kaloi 150 miliardë juanë. Në 11 muajt e vitit 2019, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të honorareve të pronësisë intelektuale arriti 37.19 miliardë dollarë amerikanë, ku vetëm vëllimi i eksportit ishte 6.1 miliardë dollarë amerikanë, një rritje 19.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Cilësia e efikasiteti i pronësisë intelektuale u rritën me shpjetësi."

Shen shtoi se nxitja e realizimit të vlerës së pronësisë intelektuale dhe të integrimit të pronësisë intelektuale me zhvillimin ekonomik janë një pikë e rëndësishme e misionit të pronësisë intelektuale. Në vitin 2020, Drejtoria Shtetërore e Pronësisë Intelektuale do të shtojë masat e mbledhjes së fondeve përmes kredisë dhe do të shpejtojë gjykimin e letrave me vlerë të pronës intelektuale.

Shen Changyu u shpreh se në vitin 2019 Kina përjashtoi afro 8 miliardë juanë shpenzime për patentat e markat. Në listën e treguesve të krijimit të të rejave të publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale Kina u ngrit në vendin e 14-të dhe arriti rezultatet e dukshme në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të pronësisë intelektuale.

"Bashkëpunimi i pronësisë intelektuale i nismës "Një brez, një rrugë" arriti rezultate konkrete. Përfunduam bisedimet mbi marrëveshjen e

bashkëpunimit dhe mbrojtjes për indikacionet gjeografike midis Kinës dhe Europës. U krijua Qendra Kombëtare e Udhëzimit të Përgjigjes së Mosmarrëveshjeve të Pronës Intelektuale Jashtë Vendit dhe u pranuan gjithsej 61 mijë aplikacione për patenta ndërkombëtare gjatë gjithë vitit, një rritje me bazë vjetore prej 10.4%. Gjithashtu u pranuan 6491 aplikime nga aplikantë kinezë për regjistrim ndërkombëtar të markave tregtare sipas Marrëveshjes së Madridit".

Shen nënvizoi gjithshtu se në vitin 2020 Drejtoria Shtetërore e Pronësisë Intelektuale do të nxitë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar dhe do të vazhdojë ofrimin e njohurive në fushën e pronësisë intelektuale ndaj vendeve në zhvillim për të ngritur së bashku aftësinë e nivelin e administrimit të pronësisë intelektuale. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore