CMG-ja krijon Korporatën e Animacionit në Pekin

2020-01-06 16:30:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:动漫---[dòng màn]---Animacion

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) krijoi zyrtarisht më 5 janar Korporatën e Animacionit në Pekin.

Kryetari i përgjithshëm i këtij grupi z.Shen Haixiong u shpreh në ceremoninë e inaugurimit se kjo korporatë synon të mësojë të rinjtë dhe fëmijët, të forcojë punën origjinale të animacionit, për të trashëguar kulturën e shkëlqyer dhe për t'u bërë një grup animacioni me ndikim të lartë botëror, zinxhir të plotë industrial dhe një forcë kryesore kombëtare e animacionit e Kinës.

Nënkryetarja e Federatës Mbarëkineze të Gruas, Wu Haiying shprehu urimet e saj për krijimin e kësaj korporate. Ajo vuri në dukje se fëmijët janë e ardhmja e vendit. Ngritja e kësaj korporate do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të sektorit të animacionit me cilësi të lartë, duke ofruar më shumë produkte emocionuese dhe kulturore për fëmijët. Ajo shprehu shpresën se Korporata e Animacionit do të kontribuuojë më shumë në fushën e animacionit të Kinës.

Krijimi i Korporatës së Animacionit simbolizon përmirësimin gjithëpërfshirës të sektorit të animacionit. Bëhet e ditur se kjo Korporatë synon zhvillimin e programeve me video të shkurta dhe filma vizatimorë. Ajo do të prodhojë më shumë programe të mira ku shpaloset fryma, vlera dhe forca e Kinës.

Në ceremoninë e inaugurimit të korporatës u publikuan 10 programe si filmi "Harta Detare, Tregimet në Rrugën e Mëndafshit", "Aventura e Pandës Hehe", "Marrëdhënia perfekte mes babait dhe djalit", "Rajoni ku nis ëndrra" etj, 10 projektet kryesore të serisë së animacionit si "Udhëtimi drejt Perëndimit", "Të dëbuarit nga moçali", "Romanca e Tre Mbretërive" etj. Korporata e Animacionit e CMG-së ka nënshkruar kontrata me partnerë strategjik si "Youku", "Wanda","Alpha", "Iflytek" etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore