Fituesja e "Medaljes së Miqësisë" përmbledh vitin 2019 me tre fjalë

2019-12-27 14:24:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 勋章---[xūn zhāng]---Medalje

Galina Kulikova është nënkryetarja e parë e Shoqatës së Miqësisë Rusi-Kinë. Viti 2019 është viti i 20-të që ajo mban këtë titull si dhe i 62-ti që ajo angazhohet zyrtarisht në çështje të miqësisë ruso-kineze.

Kulikova e përmblodhi vitin e saj 2019 me tre fjalë - "mirënjohëse, krenare dhe përgjegjëse". Më 29 shtator 2019, 84-vjeçarja Kulikova u nderua nga presidenti kinez Xi Jinping në Pallatin e Madh të Popullit me "Medaljen e Miqësisë", që është medalja më e lartë e nderit për të huajt.

Ajo është gjithashtu personaliteti i dytë nga Rusia që dekorohet me këtë nder pas presidentit Vladimir Putin. Në këtë drejtim, ajo është shumë mirënjohëse. Kulikova tha se misioni i saj është angazhimi në punë diplomatike joqeveritare midis Rusisë dhe Kinës me theksin te vijimi i miqësisë dypalëshe. E lumtur për nderin që iu dha, Kulikova tha se marrja e Medaljes së Miqësisë është një respekt ndaj atyre që përkushtohen për miqësinë civile ruso-kineze dhe shkëmbimet kulturore.

Si nënkryetare e parë e Shoqatës së Miqësisë Ruso-Kineze, Kulikova merr pjesë në afro 100 veprimtari dypalëshe çdo vit. Ajo është një studiuese veterane në Institutin Studimor të Çështjeve në Lindjen e Largët pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe angazhohet në një numër të madh kërkimesh shkencore letrare. Kulikova është krenare për punën që ka bërë për zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës. Ajo tha se në kushtet e një gjendjeje të tanishme të ndërlikuar ndërkombëtare, është veçanërisht e rëndësishme që Rusia dhe Kina të forcojnë vazhdimisht bashkëpunimin dypalësh, pasi një bashkëpunim i ngushtë mes dy vendeve do të jetë një garanci e fuqishme për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të dy vendeve.

Kulikova tha se viti 2019 është jubileu i 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Rusisë dhe Kinës. Partneriteti gjithëpërfshirës strategjik midis dy vendeve ka hyrë në një epokë të re, dhe "Medalja e Miqësisë" madje i shton asaj përgjegjësinë për pasimin e punës miqësore Rusi-Kinë nga brezi në brez. Kjo është edhe përgjegjësia e saj.

"Unë besoj se asnjë politikë nuk mund të zbatohet mirë nëse nuk kuptohet me të vërtetë nga njerëzit. Ne duhet t'i bëjmë njerëzit të dinë se çfarë është "Një brez, një rrugë", arsyet pse presidenti Putin e mbështet këtë nismë dhe dhe çfarë përfitimesh do t'i sjellë ajo Rusisë. Prandaj, zgjerimi i ndikimit tonë mbi rininë dhe rajonin është drejtimi ynë kryesor".

Duke qëndruar në podium, Kulikova është fituese e nderit më të lartë të Kinës për një të huaj; kur u kthye në Moskë, ajo u bë një punonjëse e thjeshtë. "Medalja e Miqësisë" do të shkruhet në historinë e Kulikovës dhe Kinës, si një pjesë e rëndësishme e vitit 2019 dhe kjo histori e mrekullueshme do të vijojë edhe në të ardhmen. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore