Spekulime të shëmtuara, orvatje dashakeqe

2019-12-25 15:02:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 谣言---[yáo yán]--- spekulim

Ditët e fundit, ish-gazetari britanik Peter Humphrey që ishte burgosur në Kinë, bëri një artikull në "The Sunday Times", ku shkruan se një vajzë 6-vjeçare në Londër bleu një kartolinë Krishtlindjesh në supermarketin britanik "Tesco", ku shkruhet: "Ne jemi të burgosurit e huaj në burgun Qingpu të qytetit Shangai dhe jemi detyruar të punojnë kundër vullnetit tonë. Ju lutemi na ndihmoni, njoftoni organizatat e të drejtave të njeriut".
Më pas, kjo gjë e çuditshme u raportua gjerësisht dhe në mënyrë shumë të jashtëzakonshme nga BBC-ja dhe mediat e tjera perëndimore, duke përbaltuar Kinën.

Por, nga intervista e dhënë nga CMG-ja për ndërmarrjen kineze furnizuese të Tesco-s, Shtypshkronja "Yunguang" e Zhejiang-ut tha se nuk ka asnjë marrëdhënie pune me burgun Qingpu dhe nga printimi, paketimi dhe eksportimi, i gjithë procesi kryhet brenda kompanisë nga kinezët.

Njëkohësisht kompania britanike e shitjes me pakicë "Tesco" iu përgjigj me shkrim pyetjeve të gazetarit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), ku thuhet: "Ne (Tesco) kemi një sistem kontrolli shumë të përsosur. Muajin e kaluar përfundoi kontrolli i pavarur i këtyre furnizuesve dhe nuk ka asnjë provë që të tregojë se ata kanë shkelur rregullat e ndalimit të përdorimit të punës së të burgosurve."


Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se në burgun Qingpu nuk ekziston asnjë punë e detyruar për të burgosurit e huaj.
Spekulimet e Peter Humphrey-t janë krejtësisht të pabaza. Mediet kineze intervistuan palët, duke përdorur fakte të pakundërshtueshme për të ekspozuar hipokrizinë e Peter Humphrey-t dhe të mediave perëndimore. Në fakt, njerëzit me sens nuk do të besojnë spekulimet Peter Humphrey-t. Ministria e Rendit Publik e Kinës bëri të ditur se pas vitit 2003, Peter Humphrey dhe bashkëshortja e tij vodhën informacione private të shtetasve kinezë dhe përvetësuan para në mënyrë të jashtëligjshme. Në vitin 2013, Humphrey u arrestua nga policia kineze dhe u burgos në burgun Qingpu deri në shtatorin e vitit 2015. Pasi lirimit të tij nga burgu, ai nisi të përbalti Kinën duke fituar edhe para me këtë.


Pikërisht për këtë, në internet shumë të huaj dënojnë farsën e shëmtuar të Peter Humphrey-t. Një britanik shkroi në internet, " A ka shumë shtetas britanik të burgosur në burgun Qingpu të Shangait? Apo këto fjalë janë shkruar nga hetuesi i njohur privat Peter Humphrey?"


Por ajo që është e çuditshme është se si ka mundësi që një histori që kuptohet lehtësisht nga njerëzit e zakonshëm që është trillim, përse u bë kaq e bujshme në mediet perëndimore?


Kjo gjë vetëm sa dëshmoi edhe një herë dashakeqësinë e medieve perëndimore ndaj Kinës, për arritur qëllimet e tyre, madje duke shkelur edhe parimet profesionale.


Se si është Kina, ju mund të vini t'i hidhni një vështrim dhe të arrini në përfundime më objektive. Individët apo mediet perëndimore që hedhin baltë mbi Kinën me orvatje të shëmtuara, do të bëhen qesharakë para botës. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore