20 vjet pas kthimit në Kinë, turizmi i Makaos ka njohur rritje të shpejtë

2019-12-20 16:54:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:旅游---[lǚ yóu]---Turizëm

Makaoja është një qytet ku integrohen qytetërimet lindore me ato perëndimore, si edhe një destinacion i famshëm turistik në botë. Gjatë 20 vjetëve pas kthimit të Makaos në gjirinë e atdheut, turizmi në Makao ka realizuar zhvillimin e shpejtë. Parashikohet se sivjet numri i turistëve në Makao do t'i kalojë 40 milionët.

Si një trashëgimi kulturore botërore e famshme dhe një nga "Tetë pikat më tërheqëse të Makaos", rrënojat e Kishës së Shën Palit kanë qenë gjithmonë një nga pikat turistike që duhet vizituar patjetër gjatë turizmit në Makao, megjithëse në Makao kanë edhe shumë pika të tjera të famshme turistike.

Sipas stastistikave, para 20 vjetëve, në vitin 1999, Makaoja priste vetëm afro 7 milionë turistë në vit, kurse në vitin 2018 kjo shifër arriti në 38.5 milionë. Sivjet gjatë tre tremujorëve të parë, për shkak të lehtësisë së qarkullimit të krijuar nga Ura e Madhe Zhuhai - Hong-Kong - Makao, numri i turistëve në Makao i ka kaluar 30 milionët, duke u rritur 17 %. Parashikohet se deri në fund të vitit shifra do t'i kalojë 40 milionët. Sipas statistikave më të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, në vitin 2018 të ardhurat e sektorit turistik të Makaos do të arrijnë në 40.2 miliardë dollarë, duke u radhitur në vendin e 11-të të botës. Në listën globale të destinacioneve turistike të vitit 2018, Makaoja u rendit në vendin e 4-t. Drejtori i Turizmit i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos Wen Yihua u shpreh se të gjitha zhvillimet e Makaos në fushën e turizmit nuk mund të ndahen nga mbështetja e fuqishme e politikave të qeverisë qendrore.

Në saje të këtyre politikave, sektori i turizmit në Makao ka krijuar edhe shumë vende pune për banorët vendorë. Në vitin 2017, shifra e përgjithshme e të punësuarve në Makao arriti në 380 mijë, 190 mijë prej të cilëve në punë të lidhura me turizmin, gjë që do të thotë se afërsisht një ndër dy vende pune ishte në sektorin e turizmit.

Sipas statistikave të tjera, mbi 70 % e turistëve në Makao janë nga pjesa kontinentale. Sidomos këto ditë shumë turistë Kina kontinentale e vizitojnë Makaon me rastin e 20-vjetorit të kthimit në atdhe. Ata shpresojnë të shikojnë zhvillimin, ndryshimin dhe lulëzimin e Makaos. Në këtë rast të posaçëm, të gjithë kinezët urojnë që e ardhmja e Makaos të jetë më e bukur.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore