Xi Jinping-u shkoi në Makao gjatë krizës financiare

2019-12-16 17:18:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:加油---[jiā yóu]---Inkurajim

Po afron 20-vjetori i kthimit të Makaos në gjirin e atdheut. Në 20 vjetët e kaluar presidenti kinez Xi Jinping i ka kushtuar vëmendje të madhe lumturisë së banorëve të Makaos dhe zhvillimit të qëndrueshëm të këtij rajoni.

"Erdha në Makao për të vizituar bashkatdhetarët e Makaos dhe për t'i inkurajuar ata që ta kapërcejnë krizën financiare ndërkombëtare!"

Më 10 janar të vitit 2009, në sheshin e portit Gongbei, Xi Jinping-u u përshëndet me banorët e Makaos. Gjatë krizës financiare ai kishte detyrën e nënkryetarit të shtetit dhe përgjigjej për çështjet e Hong-Kongut dhe Makaos. Gjatë kësaj vizite Xi Jinping-u u tha mediave kineze dhe të huaja:

"Gjatë kohës së kufizuar të vizitës në Makao, do të takohem me banorët e Makaos, do të mësoj më thellë për ndryshimet e thella të Makaos pas kthimit në atdhe dhe do të njoh më tej zhvillimin ekonomik dhe situatën e jetës së banorëve të Makaos."

Në fakt, kjo nuk ishte vizita e parë e Xi Jinping-ut në këtë qytet. Në vitin e dytë pas kthimit të Makaos, Xi Jinping-u, që ishte guvernator i provincës Fujian në atë kohë, bëri vizitë në Makao. Gjatë një fjalimi të vet, ai shpjegoi konceptin e forcimit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes provincës Fujian dhe Makaos. Një vit më pas, në krye të një delegacioni, ai vizitoi përsëri Makaon dhe arriti mendime unanime me pushtetin vendor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimet në fushat ekonomiko-tregtare, turistike, arsimore, kulturore etj.

Në vitin 2009, me rastin e 10-vjetorit të kthimit të Makaos në atdhe, qeveria qendrore e Kinës nxiti nëntë masat e ndihmës për Makaon, përballë krizës së fortë financiare. Krijimi i Zonës Industriale Ndërkufitare Zhuhai-Makao është një masë e rëndësishme e qeverisë qendrore për mbështetjen e zhvillimit industrial dhe të diversifikimit të ekonomisë së Makaos. Ajo ishte edhe një nismë madhore në kushtet e konceptit "Një vend, dy sisteme".

"Besimi" është fjala kyçe e përmendur shpesh nga Xi Jinping-u gjatë vizitës së tij në vitin 2009. Ai theksoi se Makaoja duhet të ndjekë rrugën e zhvillimit të shumëllojshëm ekonomik dhe duhet ta realizojë zhvillimin e vazhdueshëm me bashkërendim të gjithanshëm. Xi Jinping-u e nxiti ekipin drejtues të pushtetit vendor në Makao se duhet të forcojë besimin dhe të kapë rastet e zhvillimit të ardhshëm.

Media e Makaos komentoi se inspektimi i Xi Jinping-ut në vitin 2009 në Makao është një veprim i suksesshëm për mbështetjen e këtij rajoni, duke sjellë urime, besim dhe gëzim.

Sipas të dhënave statistikore, pas kthimit në atdhe, Makaoja ka realizuar një zhvillim më të shpejtë dhe më cilësor: PBB-ja e Makaos ishte 51.9 miliardë pataka të Makaos në fillim të kthimit në atdhe dhe i kaloi 440 miliardë patakat në vitin 2018. PBB-ja për frymë e banorëve të Makaos ka arritur në 83 mijë dollarë amerikanë, duke u renditur në vendin e dytë në botë. Banorët e Makaos janë pothuajse të punësuar plotësisht. Përqindja e papunësisë në Makao ishte 6.3 % në fillim të kthimit në atdhe dhe u ul në 1.8 % në vitin 2018. Xi Jinping-u ka thënë:

"Në të ardhmen, ekonomia dhe shoqëria e Makaos do të jenë më të lulëzuara e më të qëndrueshme dhe jeta e banorëve të Makaos do të jetë më e lumtur dhe më e gëzuar."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore