Stabiliteti i 6 fushave garanton perspektivën ekonomike të Kinës

2019-12-11 16:52:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:经济---[jīng jì]---Ekonomi

Afrimi i fundit të vitit 2019 është një kohë kyçe për të vëzhguar ekonominë kineze. Ditët e fundit, në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u sugjerua "garantimi i përgjithshëm i punëve të '6 qëndrueshmërive'", që shërben si harta e rrugës për perspektivën ekonomike të Kinës në vitin e ardhshëm.

Gjashtë fushat përfshijnë punësimin, financimin, tregtinë e jashtme, kapitalet e huaja, investimet dhe parashikimet, të cilat janë shumë të rëndësishme për qarkullimin e ekonomisë në nivelin e duhur. Në botën e sotme, prirja e anti-globalizimit u zhvillua në mënyrë të fshehtë, ndërsa unilateralizmi dhe proteksionizmi janë përhapur në shumë vende. Në të njëjtën kohë, ekonomia kineze që është fokusuar tek zhvillimi me cilësi të lartë, ndodhet në periudhën kyçe të ristrukturimit dhe të transferimit të modelit të rritjes. Përballë gjendjes së ndërlikuar me risqe të brendshme e të jashtme, "qëndrueshmëria" mund të zgjidhë shumë probleme të vështira gjatë zhvillimit ekonomik.

Shohim së pari mjedisin e jashtëm. Në ShBA, ka dalë fenomenet e shpeshta që norma e interesit të bonove afatgjata amerikane të thesarit është më e ulët se ajo afatshkurtër, gjë që simbolizon paqëndrueshmëri ekonomike në të ardhme dhe është rritur shumë mundësia e recesionit ekonomik. Në Europë, bisedimet për Brexit-in nuk kanë përfunduar ende, duke shkaktuar paqartësi për kursin e Britanisë së Madhe. Ndërsa Gjermania dhe Franca përballen shpesh me kërcënime të ndryshme tregtare nga ShBA-ja. Po ashtu, Italia dhe Greqia duket se e kanë shumë të vështirë të realizojnë mëkëmbjen ekonomike, duke paraqitur rreziqe kryesore për ekonominë europiane. Disa vende të Amerikës së Jugut si Kili, Argjentina, etj., përballen me sfida serioze. Ndërsa në Azi, Koreja e Jugut e cila është quajtur si "kanarina e ekonomisë globale", përballet me presionin e madh të rënies ekonomike dhe Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka ulur dy herë parashikimin e rritjes ekonomike.

Në të njëjtën kohë, Kina propozoi ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", të krijimit të Fondit të Rrugës së Mëndafshit, Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe institucione të tjera publike për të gëzuar shanset e zhvillimit të përbashkët ekonomik me vendet e tjera. Në të njëjtën kohë, Kina vijoi zgjerimin e hapjes së saj, asgjësoi barrierat tregtare, përcaktoi "Ligjin për Investimet e Huaja", organizoi "Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës", zgjeroi aktivisht importet etj., duke dhënë kontribut pragmatik për stabilitetin e ekonomisë botërore dhe të mjedisit të jashtëm ekonomik të Kinës.

Ndërsa për ekonominë e brendshme të Kinës, me masat për frenimin e ndotjes, sektorët tradicionalë në vend u përballën me një rregullim drastik. Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të këtij viti, vlera e rritjes në sektorët e teknologjisë së lartë u shtua 9% në krahasim me shifrën e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Nën këtë sfond, hartimi i politikave të "6 qëndrueshmërive" nga Kina synon garantimin e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë.

Sipas të dhënave, në 3 tremujorët e parë të këtij viti, shpejtësia e rritjes së PBB-së të Kinës ishte 6.2%, shifër kjo pak më e ulët se vitet e kaluara. Por kjo shpejtësi e rritjes ekonomike renditet në vendet e para ndër ekonomitë e tjera kryesore botërore. Përveç kësaj, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze është afro 10 herë më i lartë se në vitin 1992. Nga praktika, nëse ruhet stabiliteti dhe Kina ecën në rrugën e saj, prirja e rritjes së qëndrueshme ekonomike në periudhën afatgjatë nuk do të ndryshojë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore