A mos duan disa ligjvënës amerikanë të jenë zëdhënës të terroristëve?

2019-12-10 16:20:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:代言人---[dài yán rén]---Zëdhënës

Ditët e fundit, Rrjeti Global i Televizionit të Kinës (CGTN) pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) transmetoi dy dokumentarë në gjuhën angleze lidhur me Xinjiang-un, ku shfaqen dëmet e sjella nga terrorizmi dhe ekstremizmi fetar, duke shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë Kinës. Cili është reagimi i anëtarëve të Kongresit Amerikan që nxitën miratimin e "Projektligjit për të drejtat e njeriut të ujgurëve 2019", përballë këtyre aktivitete të përgjakshme terroriste?

Spekulimet e politikave antiterroriste dhe të shfarosjes së ekstremizmit nga disa anëtarë të Kongresit Amerikan, tregojnë se ata po bëhen zëdhënës të terroristëve të dhunshëm! Veprimet e tyre po nxisin terrorizmin dhe ekstremizmin.

Për më shumë se një vit, disa individë në ShBA përzgjodhën temën e Xinjiang-ut, për të frenuar Kinën. Kohët e fundit, para dhe pas miratimit të këtij projektligji, disa anëtarë të Kongresit bënë spekulime të shumta, si për shembull, kongresmeni amerikan Chris Smith spekuloi se qeveria kineze "ka bërë arrestime masive të miliona njerëzve" në Xinjiang.

Ndërsa senatori amerikan Marco Rubio sulmoi se qeveria kineze "e ka shndërruar Xinjiang-un në një kamp pune të detyruar".

Dokumentarët e sapopublikuar nga media kineze tregojnë veprimtaritë e vërteta antiterroriste në Xinjiang dhe kongresmenët amerikanë kanë rast të shohin dhe të dëgjojnë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Xinjiang. Deklaratat e tyre të mëparshme i bëjnë ata si bashkëpunëtorë të terroristëve. Disa qytetarë nga vende të ndryshme të botës që kanë parë këta dy dokumentarë thonë se: para se të bëhen komente për çështjen e Xinjiang-ut, ju ftojmë të shihni këta dy dokumentarë.

Në fakt, pamjet reale të shfaqura në dokumentarë do ta ndihmojnë bashkësinë ndërkombëtare të kuptojë plotësisht domosdoshmërinë dhe legjitimitetin e masave kundër terrorizmit të qeverisë kineze, dhe të kuptojë më tej se çështjet e lidhura me Xinjiang-un nuk janë aspak probleme të të drejtave të njeriut, të kombësisë apo të fesë, por janë problemet kundër përçarjes dhe terrorizmit.

Masat antiterroriste në Xinjiang nuk lidhen me ndonjë rajon, kombësi dhe fe, por japin kontribut të madh në kauzën ndërkombëtare të anti-terrorizmit. Për shembull, në qendrat e arsimit dhe të përgatitjes profesionale të Xinjiang-ut, të gjithë kursantët pasi përfundojnë trajnimin largohen nga qendrat dhe gjejnë punë. Qysh nga fundi i vitit 2018, mbi 70 grupe me 1000 zyrtarë e studiues nga vende, rajone, organizata ndërkombëtare, media dhe grupe fetare kanë bërë vizitë në Xinjiang, duke vlerësuar lart përvoja e çrrënjosjes së ekstremizmit dhe e antiterrorizmit e Xinjiang-ut.

Këto masa të pranuara gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, u stigmatizuan si "kamp përqendrimi" nga politikanë dhe media perëndimore. A nuk është ky një inkurajim i terrorizmit dhe ekstremizmit? (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore