Shoqata Islame e Xinjiang-ut: Kemi të drejtën e fjalës mbi të drejtat e njeriut të myslimanëve në rajon

2019-12-05 17:15:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:宗教---[zōng jiào]---Fe

Shoqata Islame e Xinjiang-ut bëri një deklaratë mbi miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së të "Projektligjit mbi të drejtat e njeriut të ujgurëve 2019".

Në deklaratë thuhet se, si organizatë joqeveritare që përfaqëson mbi 10 milionë myslimanë në Xinjiang, duke përfshirë ujgurët, Shoqata Islame e Xinjiang-ut kundërshton me vendosmëri dhe dënon kategorikisht këtë të ashtuquajtur projektligj, i cili pa përfillur faktet objektive, shtrembëron, përbalt dhe akuzon në mënyrë të pabazë lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut të myslimanëve në Xinjiang. Kjo sigurisht do t'i indinjojë banorët e kombësive të ndryshme në Xinjiang.

"Kemi përgjegjësinë dhe detyrimin t'ju flasim për gjendjen e vërtetë në Xinjiang dhe për jetën dhe të drejtat e njeriut të myslimanëve në këtë rajon," shprehet në deklaratë Shoqata Islame e Xinjiang-ut.

Kërkesat për veprimtarinë normale fetare të myslimanëve në Xinjiang mund të përmbushen plotësisht. Tani në Xinjiang ka mbi 20 mijë xhami, me 29 mijë klerikë islamë. Numri i shoqatave islame në nivel rajoni, qarku dhe distrikti arrin në 103. 10 shkolla të mesme e të larta fetare në rajon kanë gjithsej 1100 nxënës e studentë, duke shërbyer për formimin e klerikëve myslimanë.

Në Xinjiang janë botuar librat klasikë të islamit, si "Kurani" dhe "Hadithet" në gjuhën mandarine, gjuhën ujgure, kazake dhe kirgize, duke siguruar përhapjen e njohurive fetare.

Qysh nga viti 1996, qeveria organizon çdo vit haxhin e myslimanëve në Mekë të Arabisë Saudite me aeroplan të posaçëm dhe u jep ndihmë haxhinjve lidhur me mjekimin e përkthimin. Deri tani, mbi 50 mijë myslimanë të Xinjiang-ut kanë shkuar për haxh në Mekë.

Faktet vërtetojnë se liria fetare është zbatuar plotësisht në Xinjiang dhe të drejtat e liritë fetare të myslimanëve janë garantuar sipas ligjit. Kërkesat normale fetare janë plotësuar në mënyrë efektive.

Në deklaratë vihet në dukje se në të kaluarën, në Xinjiang ishin përhapur idetë ekstremiste dhe ndodhën shumë incidente të dhunshme, të cilat shkelën rëndë të drejtat bazë të njeriut të banorëve të kombësive të ndryshme në Xinjiang, si të drejtën e jetës e të jetesës dhe të drejtën e zhvillimit. Në përgjigje të thirrjeve kategorike të masave popullore të Xinjiang-ut, në këtë rajon janë goditur krimet e dhunshme dhe terroriste.

Njëkohësisht, për zhdukjen e burimit të këtyre krimeve, në Xinjiang janë krijuar sipas ligjit qendrat e arsimit dhe të përgatitjes profesionale, të cilat ndihmojnë personat që kanë kryer shkelje jo shumë serioze të ligjit të mos bien viktima të terrorizmit dhe të ekstremizmit. Në këto qendra, liria personale dhe dinjiteti i kursantëve mbrohen sipas ligjit dhe kursantët mund të kthehen në shtëpi dhe gëzojnë lirinë e komunikimit. Në qendra respektohen dhe garantohen doket e zakonet e kursantëve të kombësive të ndryshme dhe ofrohet falas ushqim mysliman i shumëllojshëm. Pjesa dërrmuese e kursantëve gjejnë punë dhe përmirësojnë cilësinë e jetesës, theksohet në deklaratë.

Në "Kuran" thuhet: "Allahu i fal të gjithë ata që pendohen për mëkatet e tyre". Krijimi i qendrave të arsimit dhe të përgatitjes profesionale për shpëtimin e personave të prekur nga ekstremizmi, për çrrënjosjen e ndikimit të ideve ekstremiste dhe për kthimin në një jetë normale, është akti më i madh i mbrojtjes së qenieve njerëzore. Përkundrazi, veprimet e elementëve ekstremistë fetarë, që shpërfillin ligjin dhe nuk kanë respekt për jetën, prishin rendin shoqëror dhe dëmtojnë të pafajshmit, cenojnë shpirtin paqësor të islamit dhe bien në kundërshtim me synimin e myslimanëve për paqe. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore