Letra e qytetarit nga Singapori: Projektligji amerikan për Hong-Kongun tregon se ShBA-ja është e verbër para drejtësisë

2019-11-27 11:39:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:正义---[zhèng yì]---Drejtësi

Një qytetar nga Singapori, Sonny Tan, shkruajti një letër për CGTN pas vendimit të ShBA-së për miratimin e "Projektligjit mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong".

Në letrën e tij thuhet:

Jam i indinjuar që ShBA-ja miratoi "Projektligjin mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong". E kam respektuar ShBA-në për mbrojtjen e drejtësisë botërore, por tani jo më.

Miratimi i këtij ligji tregon se ata janë të verbër para drejtësisë dhe zgjodhën të bashkoheshin me veprimet e gabuara në Hong Kong. Në sytë të tyre, rebelët janë ende "demonstrues paqësorë", megjithëse ata kryen krime civile dhe reprezalje në qytet. Pasi u arrestuan, shkatërruesit thanë gjithnjë: "E dua Hong-Kongun dhe dua vetëm shpëtimin e tij," por është aq e qartë sa ata duan vetëm veten e tyre, ata nuk kujdesen për viktimat e qytetit apo infrastrukturën që shkatërrojnë.

Por, Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së dhe Senati zgjodhën të besojnë gënjeshtrat e medieve perëndimore, si CNN. Si e vendosën ata Hong-Kongun në gjyq vetëm me një dëshmi të njëanshme të Joshua Wong dhe Denise Ho pa dëgjuar zërat nga pjesa tjetër e banorëve të Hong-Kongut, veçanërisht nga katër milionë njerëz të prekur?

Megjithë sqarimet e ambasadorit kinez në Britani Liu Xiaoming dhe paraqitjen e imazheve të plota të gjendjes në Hong-Kong, Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së dhe Senati ende zgjodhën të besojnë gazetarët dhe mediet e veta.

Unë pajtohem me njerëzit në mbarë botën që e shohin ShBA-në si një fuqi ngacmuese dhe të njëanshme në situatën e protestës në Hong-Kong. Nëse unë kam burimet njerëzore dhe fuqinë, do të doja të organizoj një protestë në qytetet kryesore amerikane, duke kërkuar që senatori Ted Cruz të japë dorëheqjen sepse ai ndihmoi kriminelët dhe terroristët në Hong-Kong dhe do të parashtroja pesë kërkesa qesharake për ShBA-në që të pajtohen dhe të shohin se si do të përgjigjen.

Nëse do të isha politikan, do të kërkoja që ShBA-ja t'i kërkojë falje Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale si një e tërë për korruptimin e kinezëve me demokracinë e lirinë Perëndimore, që është si vendosja e një arme në duart e fëmijëve të papjekur. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore