Pekin, çelet Dialogu i 3-të i krerëve të industrisë e tregtisë dhe i ish-funksionarëve të lartë Kinë-BE

2019-11-26 17:30:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:对话---[duì huà]---Dialog

Si sistem i shkëmbimeve jozyrtare midis Kinës e Europës, Dialogu i 3-të i krerëve të sektorit të industrisë dhe i ish-funksionarëve të lartë Kinë-BE u mbajt nga 25 deri 26 nëntor në Pekin. Në dialogun dyditor u zhvilluan bisedime mbi gjendjen ekonomike të Kinës, të BE-së, të botës, lidhjen e vazhdueshme reciproke, marrëdhëniet dypalëshe të tregtisë e të investimeve etj.

Si ekonomia e dytë e botës dhe grupi i tretë ekonomik në botë, thellimi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës e BE-së tërheq vëmendje. Në ceremoninë e hapjes së këtij dialogu, Këshilltari i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Zeng Peiyang vuri në dukje se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar është një pikë nevralgjike e marrëdhënieve kino-europiane. BE-ja është partnerja më e madhe tregtare e Kinës në 15 vitet e fundit, ndërsa Kina është partnerja e saj e dytë dhe e ka ruajtur këtë prirje për shumë vite. Ai shtoi se shpejtimi i përfundimit të bisedimeve mbi marrëveshjen e investimeve midis Kinës e BE-së është në favor të krijimit të pikave të reja të rritjes ekonomike.

"Lidhja e përplotësimi i ndërsjellë i industrive midis Kinës e Europës është e fortë. Ka potencial bashkëpunimi në fushat e shëndetësisë, të mbrojtjes së mjedisit, të ekonomisë digjitale, të teknikës së lartë, të nismës "Një brez, një rrugë" dhe të zhvillimit të tregtisë me palë të tretë. Sidomos marrëveshja e investimeve midis Kinës e BE-së zhvilloi 21 raunde bisedimesh, nga ku u arrit përparim i madh. Mendoj se shpejtimi i përfundimit të bisedimeve mbi marrëveshjen e investimeve dhe hartimi i planit të bashkëpunimit pas vitit 2020 do të jetë një rast për nxitjen e rritjes ekonomike të dy palëve si dhe përkon me 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe vitin e ardhshëm."

Ish-presidenti francez Dominique de Villepin u shpreh se tani proteksionizmi tregtar është në rritje dhe mosmarrëveshjet midis Kinës e ShBA-së kanë prekur edhe mbarëvajtjen e ekonomisë botërore. Njëkohësisht, tërheqja e Britanisë nga BE-ja i ka sjellë BE-së sfida të reja. Në këto kushte, bashkëpunimi i efektshëm midis Kinës e BE-së do të ndihmojë në rimëkëmbjen e besimit ekonomiko-tregtar të botës. Kina e BE-ja kanë aftësi të përballojnë së bashku sfidat globale.

"Mund të bashkëpunojmë në fusha kryesore të tilla si Inteligjenca Artificiale dhe 5G. Njëkohësisht Kina dhe BE-ja mund të nxisin gjithashtu zhvillimin e integrimit global. P.sh. sipas standardeve tona të përbashkëta, do të zhvillojmë me zell projekte të bashkëpunimit të tregut të palës së tretë në Azi, Afrikë etj. Vetëm kështu do të shmangim copëzimin e globalizmit." (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore