Me thashetheme, "New York Times"-i përpiqet të hedhë baltë mbi Xinjiang-un

2019-11-20 15:35:23 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:谣言--[yáo yán]--thashetheme

Ditët e fundit, gazeta amerikane "New York Times" publikoi një të ashtuquajtur "raport ekskluziv", ku deklaron që ka marrë "dokumente të brendshme", duke shpërfillur punën e Kinës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin.

Lidhur me këtë, një zëdhënës i Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit i hodhi poshtë njoftimet e gazetës, duke thënë që ato janë fabrikuar krejtësisht nga forcat armiqësore jashtë Kinës dhe janë plot me gënjeshtra pa bazë. Raporti i "New York Times"-it, me fakte të trilluara, shkel rëndë rregullat bazë profesionale të gazetarisë.

"New York Times"-i ka një histori mbi 160-vjeçare dhe shpesh janë zbuluar skandale trillimi të fakteve nga kjo gazetë. Qysh nga viti 2003, gazetarët e saj kanë fabrikuar lajme ose kanë vjedhur veprat e të tjerëve, dhe drejtues të lartë të gazetës kanë dhënë dorëheqjen për këtë.

Gazetarët e rubrikës "International Review" pranë Grupit Mediatik të Kinës (CMG) kanë zbuluar që në njoftimet e kësaj gazete amerikane qendrat e trajnimit profesional në Xinjiang janë quajtur shumë herë si "kampe përqendrimi" ose "kampe burgimi", duke përdorur fjalë të frikshme për të përhapur armiqësi ideologjike.

Lidhur me raportin e fundit, "New York Times" nga njëra anë ka deklaruar që zotëron "dokumente të brendshme", nga ana tjetër është detyruar të pranojë që nuk është e qartë mënyra e mbledhjes së këtyre materialeve dhe dokumenteve. Atëherë, do të pyesnim: Pse duhet të besohet një raport i bazuar në materiale nga burime të papërcaktuara?

Është e dukshme që disa media perëndimore, me "New York Times"-in si përfaqësues, nuk duan të shikojnë arritjet e Kinës në mënyrë objektive, por qëllimi i tyre thelbësor është që të nxitin forcat politike që ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës duke shfrytëzuar çështjen e Xinjiang-ut.

Këto vite, Xinjiang-u ka pasur arritje dhe përparime në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Në tre vjetët e fundit, nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e dhunshme terroriste. Shumë delegacione të huaja e kanë vizituar Xinjiang-un, duke vlerësuar punët e këtij rajoni në këtë drejtim. Gazetari amerikan Val Thompson shkroi një artikull për revistën "International Focus", duke vënë në dukje ndër të tjera: "Qendra e trajnimit profesional në Kashgar ka rregull e qetësi. Shumë të rinj aty kanë qenë viktima të ideve ekstremiste. Tani ata po mësojnë mjeshtëri profesionale dhe trajtohen mirë. Duken të kënaqur dhe kjo është diçka që nuk mund të sajohet".

Pak kohë më parë, përfaqësuesi i Bjellorusisë mbajti një fjalim në OKB në emër të 54 vendeve, ku mbështet masat antiterroriste dhe antiekstremiste të Kinës. Kjo tregon që, lidhur me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e Xinjiang-ut, ka një opinion të qartë publik dhe veprimet hegjemoniste të disa vendeve perëndimore nuk kanë përkrahje te popujt e ndryshëm.

Përpara fakteve, thashethemet e krijuara nga "New York Times" janë pa bazë dhe do të dështojnë. Ky veprim i ulët nuk ka vlerë te bashkësia ndërkombëtare dhe një Xinjiang i lulëzuar e i qëndrueshëm është reagimi më i fuqishëm ndaj thashethemeve.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore