Greqia vlerëson lart bashkëpunimin me Kinën

2019-11-13 17:29:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:成果---[chéng guǒ]---Arritje

Më 10-12 nëntor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një vizitë shtetërore në Greqi, gjatë së cilës u takua përkatësisht me homologun grek Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis (Qiriakos Micotaqis), me të cilët shkëmbeu në thellësi pikëpamjet mbi çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, duke arritur unanim të gjerë.

Qarqet e ndryshme të shtetit helen i kushtuan vëmendje të lartë vizitës së presidentit Xi Jinping, duke vlerësuar lart arritjet e bashkëpunimit dypalësh.

Studiuesi grek për çështjet ndërkombëtare dhe drejtori i projektit Europë-Kinë pranë Qendrës Studimore Ndërkombëtare të Europës, Tzogopoulos u shpreh se vizita e presidentit Xi Jinping ka rëndësi të madhe dhe lëshon një mesazh pozitiv që Kina i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe. Kjo me siguri do të injektojë gjallëri të re për bashkëpunim konkret Kinë-Greqi.

"Pala kineze përpiqet të forcojë marrëdhëniet Kinë-Greqi në një nivel të ri. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti kinez në 11 vjet. Jam i bindur që vizita e presidentit Xi do të nxitë më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik mes Kinës dhe Greqisë. Qeveria greke i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën. Unë besoj që në disa muaj të ardhshëm, dy palët do të zhvillojnë më shumë diskutime mbi bashkëpunimin dypalësh dhe do të përmbushin më shumë vepra konkrete," thotë Tzogopoulos.

Ai shtoi se udhëheqësit e dy palëve ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh, të cilat mbulojnë fushën e investimeve, portit, financës, energjetikës dhe arsimit, duke treguar arritjet e kësaj vizite të kreut kinez. Ai është i mendimit që bashkëpunimi Kinë-Greqi, jo vetëm është në të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, por gjithashtu ka rëndësi të madhe për nxitjen e marrëdhënieve Kinë-Europë.

Zv.ministri grek i Arsimit Vassilis Digalakis tha se Kina dhe Greqia janë dy kultura të lashta të rëndësishme nga Lindja dhe Perëndimi. Shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë janë shumë të rëndësishme. Dy vendet kanë potencial gjigant në bashkëpunim arsimor dhe vizita e presidentit Xi do të nxitë më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimet në këtë drejtim.

"Shpresojmë që të nxitet bashkëpunimi mes universiteteve. Kemi nisur bashkëpunim përkatës dhe vizita e presidentit Xi sigurisht do të nxitë bashkëpunim dypalësh në këtë drejtim. Në të ardhmen, shpresojmë që shkollat e larta të Kinës dhe Greqisë mund të krijojnë më shumë projekte të përbashkëta, si p.sh: studentë kinezë të studiojnë mbi historinë dhe kulturën e lashtë greke dhe ata grekë të mësojnë historinë, kulturën dhe gjuhën e Kinës," tha Digalakis.

Vizita e presidentit Xi në Greqi ka shkaktuar reagime pozitive tek qytetarët lokalë. Banorja nga Athina, znj. Tina tha se Kina dhe Greqia vendosën të vijojnë bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e investimeve, porteve, financë dhe energjetikë. Kjo gjë përputhet me pritshmëritë e popullit grek.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore