Kinë-Greqi, dy kulturat do të forcojnë partneritetin e gjithanshëm strategjik

2019-11-12 17:00:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:文明---[wén míng]---Kulturë

Më 11 nëntor, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, i cili ndodhet për vizitë në Greqi, pati takime përkatësisht me homologun e tij dhe kryeministrin e Greqisë. Të dyja palët ranë dakord për forcimin e besimit të ndërsjellë politik, thellimin e bashkëpunimit konkret, nxitjen e dialogut mes dy kulturave dhe të ofrojnë mençuritë e lashta lindore dhe perëndimore për komunitetin me fate të përbashkëta të njerëzimit. Dy palët publikuan deklaratën e përbashkët për forcimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik.

Gjatë takimit me homologun grek Pavlopoulos, presidenti Xi u shpreh se në çdo shkëmbim mes Kinës dhe Greqisë përcillet mesazhi "rakia nuk mjafton për miqtë e ngushtë". Miqësia Kinë-Greqi jo vetëm është bashkëpunim mes dy vendeve, por edhe mes dy kulturave.

"Me respekt për kulturën e lashtë dhe me shpresë për të ardhmen, kam ardhur në Greqi. Kina dhe Greqia janë trashëgimtare të kulturave të lashta dhe kanë bërë përpjekje të vështira për modernizimin e vendit. Kuptojmë mirë që shkëmbimet e ndërsjellta janë kërkesa thelbësore për zhvillimin e kulturave. Miqësia Kinë-Greqi është jo vetëm bashkëpunim mes dy vendeve, por edhe dialog mes dy kulturave. Tani, bota po përballon një ndryshim të madh të paparë në 100 vjetët e fundit, shpresoj që dy palët do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit, për nxitjen e shkëmbimeve kulturore me arritjet e lashta dhe të tanishme, të mbështesin një rend më të barabartë dhe të arsyeshëm ndërkombëtar dhe të lëshojnë dritë të re të kulturave të lashta në epokën e re," thotë Xi.

Presidenti Pavlopoulos u shpreh që popoulli grek ka një ndjenjë të afërt natyrore me Kinën, sepse Greqia dhe Kina janë dy kultura të lashta. Në një botë plot me paqartësi, Kina propozon paqe, harmoni dhe ekuilibër, duke ofruar projekte të favorshme për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të botës.

Në Ekspozitën e 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, mallrat greke janë tregtuar 2.5 herë më shumë se vitin e kaluar. Gjatë takimit me kryeministrin grek Mitsotakis, kryetari Xi u shpreh se kjo tregon vullnetin e vendosur të Kinës për hapjen e mëtejshme dhe ka sjellë më shumë shanse për zhvillimin e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Greqinë.

Ai propozoi për bashkëpunimin pragmatik mes Kinës dhe Greqisë: nxitje të bashkëpunimit "Një brez, një rrugë", shtim të nivelit të tregtisë dhe investimeve të ndërsjellta, shtim të bashkëpunimit në energji, telekomunikacion, prodhim dhe financë, thellim të shkëmbimeve kulturore dhe nxitje të zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Europë.

Mitsotakis u shpreh se hapja e mëtejshme e Kinës ofron më shumë shanse për vendet, si Greqia. Bashkëpunimi Greqi-Kinë ka rëndësi strategjike. Greqia shpreson që të marrë pjesë aktivisht në nismën "Një brez, një rrugë" dhe të nxitë ndërlidhjet mes Europës dhe Azisë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore