Kina vijon të përmirësojë mjedisin e biznesit

2019-10-24 17:16:33 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:环境---[huán jìng]---Mjedis

Qeveria kineze publikoi të mërkurën "Rregulloren e re për përmirësimin e mjedisit të biznesit", që synon të rregullojë më tej sistemin e biznesit, duke zgjidhur disa probleme në treg.

Vitet e fundit Kina ka vazhduar të nxitë reformën në fushën e tregut, si rezultat, mjedisi i biznesit është përmirësuar ndjeshëm. Kështu, është ulur shumë numri i dokumenteve që duhen shqyrtuar e miratuar dhe janë lehtësuar pandërprerë kufizimet për hyrjen në treg, rregullat janë bërë më të hapura e transparente dhe është ulur barra e bizneseve. Zv.drejtori i Drejtorisë së 2-të Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë të Kinës Zhang Yaobo vuri në dukje se rregullorja e re do të nxitë përmirësimin e mjedisit të biznesit sipas ligjit, duke dhënë një mbështetje më të fuqishme në këtë drejtim.

Nga ana e tij, zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit e të Reformës të Kinës Ning Jizhe është i mendimit se një mjedis i mirë biznesi duhet të nxitë zhvillimin dhe të krijojë kushte të barabarta për të gjitha subjektet në treg, duke përfshirë ndërmarrjet me investime të huaja. Në rregullore përcaktohet hapja e mëtejshme ndaj botës së jashtme, duke siguruar sipas ligjit zhvillimin e ekonomisë së hapur në një nivel më të lartë.

"Së pari, në rregullore kërkohet trajtimi në mënyrë të barabartë i të gjitha subjekteve të tregut, duke përfshirë ndërmarrjet kineze e ato me investime të huaja, për të tërhequr më tej investimet e huaja. Së dyti, përcaktohet krijimi i një sistemi të njësuar, të hapur e të rregullt tregu, për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të subjekteve të ndryshme në konkurrencën në treg. Së treti, vendoset që subjektet e tregut duhet të zbatojnë rregullat ndërkombëtare në veprimtaritë ekonomike e tregtare ndërkombëtare," u shpreh Ning Jizhe.

Ai shtoi se rregullorja e re i ka kushtuar më shumë rëndësi mbrojtjes së interesave të ligjshme të investimeve të huaja. Të gjitha ndërmarrjet me investime kineze apo me investime të huaja të regjistruara në Kinë, do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kina i mirëpret ndërmarrjet e vendeve të ndryshme të zhvillojnë e të zgjerojnë bashkëpunimin me Kinën, për të realizuar përfitime të përbashkëta. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore