Rikthehet popullariteti i librarive fizike në Kinë

2019-10-04 10:13:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 书店---[shū diàn]---Librari

Vitet e fundit, leximi është kthyer në një aktivitet shumë të rëndësishëm për një numër gjithnjë e më të lartë banorësh kinezë. Si një vend i rëndësishëm për nxitjen e leximit, libraria fizike, e cila është eklipsuar nga libraria digjitale, ka shtuar risitë në zhvillim. Disa librari kanë përdorur metoda të ndryshme për të tërhequr sa më shumë lexues, përfshi arredimin modern. Kështu ato u kthyen në një vend të "nxehtë" për vizitorët.


Sipas statistikave të fundit, në vitin 2018, shkalla e leximit në ranga kombëtar në Kinë është rritur, duke përfshirë leximin e librave të printuar, gazetave dhe botimeve dixhitale. Kjo shifër arriti në 80.8%, nga 80.3% që ishte në vitin 2017. Shkalla e leximit online me format kryesore leximi në aparatin celular, tablet etj ishte 76.2%, një rritje prej 3.2 pikë përqindje në krahasim me atë të vitit të kaluar.

Të gjithë e dimë që leximit digjital ka sjellë gjithashtu një prirje të re, duke pakësuar interesimin ndaj leximit të librave fizikë. Si një bartës i rëndësishëm i librave të shtypur, libraritë fizike janë goditur vitet e fundit. Me faktorë të tillë si kostoja e lartë, koncept apo mënyrë e vjetër biznesi, një numër i madh i librarive fizike janë mbyllur. Për fat të mirë, disa librari kanë kërkuar transformim të zhvillimit, duke sjellë risi për të mbijetur.



Në mbrëmje, një librari e Kompanisë e Botimit të Përbashkët "SDX" në distriktin tregtar Sanlian të Pekinit u ndriçua dhe shumë lexues gjenin qetësi atje. Kjo librari është e katërta e Kompanisë SDX në Pekin. Përveç reputacionit të librarisë së vjetër, modeli i biznesit 24-orësh, zhvillimi me raste i ekspozitave të vogla, kafenetë që mund t'u ofrojnë të rinjve një vend për të takuar miq, etj., këto janë risitë e kësaj librarie. Zonja Zeng Yibin, zv.drejtore e përgjithshme e kësaj librarie në Sanlian, tha se po planifikojnë ta shndërrojnë librarinë në një qendër kulturore shumëfunksionale.



Aktualisht, për të plotësuar kërkesat e konsumit, modeli "librari+" po bëhet toni kryesor i zhvillimit të një raundi të ri të librarive fizike. Modelet e reja të librarive si "Libraria+muzeu", "libraria+galeria", "libraria+udhëtimi" etj. po lulëzojnë. Madje këto librari të bukura, me biznese të shumëllojshme po bëhen pika turistike në qytete të ndryshme.

Rilulëzimi i librarisë fizike jo vetëm që përfitoi nga transformimi i vetëzhvillimit, por edhe nga mbështetja e politikave të departamenteve përkatëse shtetërore. Që nga viti 2016, Kina ka prezantuar një seri masash për të mbështetur zhvillimin e librarive fizike. Aktualisht, 28 provinca, rajone autonome dhe bashki kanë publikuar udhëzime dhe masa specifike për të mbështetur zhvillimin e librarive fizike. Në këtë sfond, shitjet e dyqaneve të librave në Kinë u rritën me 4.3% në 2018-n në krahasim me vitin 2017, ndërsa numri i punonjësve në këtë industri u rrit me 5.5%. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore