Zhvillimi i gjelbër i Kinës fiton njohje dhe sjell mundësi të reja

2019-10-03 11:41:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 环境---[huán jìng]---Mjedis

Rritja ekonomike e Kinës ka mahnitur botën prej kohësh me ritmin e saj të shpejtë. Tani transformimi i saj i përshpejtueshëm i gjelbër pritet të ofrojë një model frymëzimi në koordinimin e ekonomisë me mjedisin natyror.

Kohët e fundit, "Ant Forest", një nismë e gjelbër në platformën e pagesave në internet "Alipay", fitoi çmimin më të lartë mjedisor të Kombeve të Bashkuara për shndërrimin e "veprave të mira të gjelbërta të gjysmë miliardë njerëzve" në pemë të vërteta të mbjella në disa nga rajonet më të thatë në Kinë.

Kjo nuk është hera e parë që Kina nderohet me çmimin më të lartë mjedisor të OKB-së për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në ndikimin pozitiv transformues në mjedis.

Vitin e kaluar, programi për zhvillimin rural në provincën Zhejiang fitoi çmimin për frymëzim dhe veprim mbi punët për të rigjeneruar ujërat e ndotur dhe tokat e dëmtuara. Në vitin 2017, plantacionin pyjor i Kinës Saihanba mori çmimin më prestigjoz për mjedisin, "Kampioni i Tokës". Kjo zonë degradoi pas prerjes së pakontrolluar të pemëve, duke sjellë jo vetëm shpyllëzimin e zonës, por dhe depërtimin e stuhive të rërës në Pekin. Tani ajo është kthyer në një parajsë natyrore dhe prodhon mijëra tonë oksigjen çdo vit.

Çmimet vijnë në një kohë kur Kina ka rritur përpjekjet dhe ka arritur progres te dukshëm në frenimin e ndotjes, që është një pjesë kryesore e "tre betejave të ashpra" të vendit që përfshijnë edhe parandalimin e rreziqeve të mëdha dhe zhdukjen e varfërisë.

Rëndësia që po i kushtohet sot mjedisit në Kinë është më e lartë se kurrë. Politikëbërësit kanë ritheksuar se modernizimi i Kinës karakterizohet nga bashkëjetesa harmonike midis njeriut dhe natyrës.

Në vitet '80, Kina vendosi mbrojtjen e mjedisit si një politikë themelore kombëtare dhe kështu u hartua strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm dhe u zbatua në praktikë në vitet 1990. Që nga viti 2012, zhvillimi i qytetërimit ekologjik ka fituar një vrull më të madh. Tani Kina po ecën nën moton: "Ujërat e kthjellët dhe malet e gjelbëruara janë pasuri të paçmueshme".

Mbrojtja e fuqishme e mjedisit ka injektuar impuls në disa sektorë. Të ardhurat totale të industrisë së Kinës për mbrojtjen e mjedisit pritet të tejkalojnë 2 trilionë juanë (rreth 281 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2020, nga 1.5 trilion juanë në vitin 2018, sipas vlerësimeve të Shoqatës Kineze të Industrisë së Mbrojtjes së Mjedisit.

Vitet e fundit, Kina i ka dhënë përparësi sistemit ekologjik dhe zhvillimit të gjelbër, tha ministri i Ekologjisë dhe Mjedisit Li Ganjie.

"Mbrojtja ekologjike dhe e mjedisit është bërë një forcë e rëndësishme dhe një çelës për promovimin e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë."

Mrekulli
Lajmet Kryesore