Diplomacia e krerëve të shtetit drejton bashkëpunimin e re Kinë-Evropë Qendrore e Lindore

2019-09-25 17:44:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:外交---[wài jiāo]---Diplomaci

70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës përkon edhe me 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Polonisë dhe vendeve të tjera të Evropës Qendrore e Lindore. Si "miq të vjetër" tradicionalë të Kinës, bashkëpunimi miqësor mes Kinës dhe këtyre vendeve në kushtet e reja ka qenë ndër fjalët kyçe të kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në veprimtarinë e vet diplomatike. Vitet e fundit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka vizituar dy herë vendet e Evropës Qendrore e Lindore dhe ka bërë takime të shpeshta me liderët e tyre, duke pasur një sërë diskutimesh të rëndësishme mbi marrëdhëniet mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore. Nën drejtimin e diplomacisë së krerëve të shtetit, Kina dhe vendet e Evropës Qendrore e Lindore kanë krijuar një bashkëpunim të ri në fusha të gjera e të gjithanshme dhe në nivele të shumta.

Qysh nga takimi i parë i liderëve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore në vitin 2012, kur nisi mekanizmi i bashkëpunimit mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore, bashkëpunimi dypalësh ka hyrë në fazën e zhvillimit të shpejtë. Një sërë projektesh madhore lidhur me infrastrukturën, ndërlidhshmërinë, bashkëpunimin financiar etj. janë zbatuar në mënyrë të qëndrueshme dhe sipas planifikimit. Në vitin 2018, në sfondin e ngadalësimit të shpejtësisë së rritjes së tregtisë globale, vëllimi i tregtisë mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore është shtuar me 21%, duke arritur një vlerë prej 82.2 miliardë dollarësh dhe duke shënuar një rekord të ri historik.

Qysh nga vënia në funksionim e linjës hekurudhore mes Kinës dhe Evropës deri në prill të vitit 2019, janë nisur gjithsej mbi 14 000 trena, që kanë lidhur 62 qytete kineze me 51 qytete të 15 vendeve evropiane.

Vitet e fundit, Kina dhe 17 vendet e Evropës Qendrore e Lindore kanë nënshkruar dokumente bashkëpunimi për zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë". Ura mbi lumin Danub në Beograd, termocentrali në Stanari të Bosnjë-Hercegovinës, hekurudha mes Hungarisë dhe Serbisë, Linja Ekspres Tokësore-Detare në Evropën Qendore dhe projektet e tjera të mëdha janë nxitur në mënyrë të qëndrueshme. Vendet e Evropës Qendrore e Lindore që ndodhen në kryqëzimin mes Lindjes dhe Perëndimit, po bëhen fokusi i ndërtimit të "Një brez, një rrugë".

Në prillin e sivjetshëm, Greqia u bë anëtare zyrtare e mekanizmit të bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping e ka pohuar plotësisht bashkëpunimin mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore. Ai e ka cilësuar atë si një bashkëpunim me strukturë të gjithanshme, në fusha të gjera e nivele të shumta, që ka krijuar rrugë të reja për zhvillimin e marrëdhënieve mes Kinës e vendeve mike tradicionale të saj dhe ka krijuar një platformë të re për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Xu Guang)

Mrekulli