Kinë, jubileu i 70-vjetorit të themelimit të KKPPK-së

2019-09-20 20:12:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:成立---[chéng lì]---Themelim

Sivjet është jubileu i 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 70-vjetori i krijimit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik i vendit.

Presidenti kinez Xi Jinping e vlerësoi këtë organ si një sistem politik me karakteristika kineze dhe kanal të rëndësishëm për nxitjen e demokracisë konsultative socialiste.

Në raportin e bërë në Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Xi Jinping e vuri në theksin se puna e KKPPK-së duhet të fokusohet te detyrat kryesore të qeverisë, të pasqyrojë demokraci konsultative gjatë bisedimeve, mbikëqyrjes dhe pjesëmarrjes së qeverisjes, duke përmirësuar format dhe përmbajtjet e këtij sistemi drejt nxitjes së konsensuseve dhe të unifikimit.

Termi "demokracia konsultative" u përdor për herë të parë në vitin 2012 në raportin e Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së. Sipas dokumentit, në vitet e ardhshme Kina do të "përsosë sistemin e demokracisë konsultative socialiste, do të përmirësojë mekanizmin e funksionimit për të shpejtuar zhvillimin e gjerë, shumënivelësh dhe sistematik të demokracisë konsultative". Pas kësaj, një sërë dokumetesh të rëndësishme që trajtojnë çështje të sipërpërmendura u publikuan njëri pas tjetrit.

Në vitin 2018, gjatë takimit me përfaqësues të disa partive jo-komuniste, të qarqeve pa parti dhe emigrantëve kinezë, Xi Jinping e cilësoi modelin e bashkëpunimit shumëpartiak nën drejtimin e PKK-së me konsultime politike të forcave të tjera si "një sistem i ri politik shumëpartiak që rritet nga toka e Kinës".

"Bashkëpunimi shumëpartiak nën drejtimin e Partisë Komuniste të Kinës me konsultime të gjera politike është sistemi bazë politik i vendit tonë, i cili është një risi madhështore politike e përkryer nga Partia Komuniste e Kinës, populli kinez, nga parti të tjera politike dhe përfaqësues të personaliteteve pa parti, është një sistem i ri politik shumëpartiak që rritet nga toka e Kinës. Ai jo vetëm përputhet me realitetin e Kinës, por edhe me koncepte tradicionale të kulturës kineze për qeverisjen e popullit, dëgjim të zërave të ndryshme, synim të pikave të përbashkëta me mënjanimin e dallimeve, gjë që është një kontribut i rëndësishëm për qytetërimin politik të njerëzimit", tha presidenti kinez.

Në konferencën kremtuese të 65-vjetorit të themelimit të KKPPK-së, z. Xi vuri në dukje se demokracia konsultative socialiste e Kinës ka pasuruar format, ka zgjeruar kanalet e realizimit dhe ka shtuar përmbajtjet e demokracisë.

Sipas tij, sa më shumë konsultime gjatë vendimarrjes, zbatimit dhe mbikëqyrjes, aq më të dobishme do të jenë ato në qeverisjen e vendit. Konsultimet në sfera të gjera brenda KKPPK-së, organi më i lartë konsultativ me përfaqësues joanëtarë të PKK-së janë mënyra e jetësimit të qeverisjes së popullit.

Kreu i shtetit kinez theksoi se konsultimet politike nëpërmjet KKPPK-së duhet të jenë një procedurë e rëndësishme gjatë procesit të vendimarrjes.

"Komitetet e niveleve të ndryshme të Partisë Komuniste të Kinës duhet t'i kushtojnë rëndësi zhvillimit të punës së konsultimeve politike dhe t'i përfshijnë konsultimet politike nëpërmjet KKPPK-së të të njëjtit nivel në procesin e vendimarrjes, duke përpiluar dhe zbatuar punën vjetore të qeverive lokale. Ato ngjarje që caktohen në shkrim se duhet të kalojnë miratimin e KKPPK-së, mund të jetësohen vetëm pas konsultimeve politike me KKPPK-në", shtoi z. Xi Jinping.

Mrekulli
Lajmet Kryesore