Kina nxit zhvillimin e sektorit sportiv

2019-09-19 17:31:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:体育---[tǐ yù]---Sport

Këshilli i Shtetit (qeveria kineze) publikoi ditët e fundit një udhëzim për nxitjen e zhvillimit të sektorit sportiv, me qëllim shndërrimin e ekonomisë sportive në një ndër shtyllat e rritjes ekonomike ë vendit dhe lojërat sportive në një pjesë të jetës së përditshme të banorëve.

Në dokumentin e sapopublikuar listohen 35 masa konkrete, duke përfshirë reformat administrative, përsosjen e politikave specifike, nxitjen e konsumit sportiv, plotësimin e ndërtimit të fushave sportive etj.

Në një konferencë shtypi të organizuar të mërkurën, zv.kryedrejtor i Administratës së Përgjithshme të Sportit të Kinës, Li Yingchuan prezantoi se masat e publikuara janë me përmbajtje konkrete, sidomos për garantimin e zhvillimit të mbarë të ndeshjeve, hapjen e burimeve publike sportive, forcimin e mbrojtjes së së drejtave të autorit sportive, përmirësimin e politikave të përdorimit të tokës për sport.

Vitet e fundit, zhvillimi i sektorit industrial në Kinë po ndryshon nga rritja e shpejtë deri tek rritja cilësore. Gjatë këtij procesi, dolën edhe problemet për mungesën e burimeve. Në udhëzim qartësohen drejtimi dhe pozita e sektorit sportiv, duke shfaqur vullnetin e qeverisë për mbështetjen e kësaj industrie nëpërmjet nxitjes së investimeve private dhe pjesëmarrjes së konsumatorëve. Lidhur me këtë, drejtori i Departamentit të Zhvillimit Shoqëror pranë Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës, Ou Xiaoli vuri në dukje se kjo ka ndikim të thellë dhe afatgjatë për zhvillimin cilësor të sektorit sportiv në Kinë.

"Këtë herë, udhëzimi nuk kufizohet te rruga e zhvillimit të vetë të sportit, por e ka integruar atë me strategji të rëndësishme kombëtare. Kështu që sektori sportiv që konsiderohet si një përbërës kyç, fiton më shumë politika mbështetëse. Në dokument thuhet se do të thellohet reforma e shoqatave sportive, të përsoset sistemi i shërbimeve administrative, të tërhiqen investimet private, të cilat do të ulin pragun e hyrjes në treg të forcave shoqërore dhe lehtësojnë barrierën e operimit të ndërmarrjeve sportive", tha z. Ou.

Kupa Botërore e Basketbollit 2019 (FIBA) përfundoi javën e kaluar në Pekin. Z. Li Yingchuan, duke e marrë suksesin e organizimit të këtij eventi ndërkombëtar si shembull, shtoi se faktet vërtetojnë që po shtohen pandërprerë, kërkesat e banorëve kinezë për ndeshje sportive të nivelit të lartë dhe produkte të mira argëtuese sportive.

"Tani nuk jemi të fuqishëm në organizimin e ndeshjeve për ndonjë lojë sportive profesionale. Në Udhëzim thuhet se do të thellohen reformat e shoqatave sportive kombëtare, të detajohet kategorizimi i ligave aktuale dhe të krijohen më shumë liga profesionale të lojërave sportive për të nxitur zhvillimin e sportit në Kinë", tha z. Li Yingchuan.

Mrekulli
Lajmet Kryesore