Kina dhe Rusia, përpjekje për dyfishimin e vëllimit tregtar dypalësh

2019-09-18 17:28:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:会晤---[huì wù]---Takim

Takimi i 24-t i Kryeministrave Kinë-Rusi u mbajt pasditen e 17 shtatorit në Shën Petersburg të Rusisë. Ky takim u bashkëdrejtua nga kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij rus Dmitry Medvedev. Të dy palët u shprehën se marrëdhëniet dypalëshe janë në nivelin e tyrë më të mirë dhe kanë hyrë në epokën e re. Ata e vunë theksin tek përpjekje për shtimin e vëllimit tregtar kino-rus, për të arritur objektivin e dyfishimit të vëllimit tregtar dypalësh.

Gjatë takimit, kryeministri kinez Li Keqiang tha se sivjet është jubileu i 70-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike kino-ruse. Në të kaluarën, marrëdhënia kino-ruse u ngrit në marrëdhënie të partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik në epokën e re dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh lëshoi sinjale pozitive për ruajtjen e lulëzimit dhe dhe të stabilitetit rajonal e global, theksoi Li Keqiang.

"Tani përballemi me një shtim të pasigurisë dhe mungesës së stabilitetit në politikën dhe ekonominë globale. Kina dhe Rusia janë vendet më të mëdha fqinje dhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dëshirojmë që të thellojmë së bashku marrëdhëniet dypalëshe, të mbrojmë së bashku paqen botërore dhe të përmirësojmë mirëqenien për zhvillimin e njerëzimit. Kjo mund të favorizojë jo vetëm dy palët, por edhe palë të ndryshme në mbarë botën."

Li Keqiang vuri në dukje se pala kineze është e gatshme të forcojë lidhjet në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, të ruajë prirjen e shtimit të qëndrueshëm të vëllimit tregtar dypalësh, të forcojë lehtësimin e investimeve tregtare, duke realizuar objektivin e dyfishimit të vëllimit tregtar mes dy vendeve.

"Do të nxitim bashkëpunimin në fushën tekniko-shkencore. Dy palët kanë krijuar një fond të përbashkët kino-rus për studime shkencore. Dëshirojmë që çdo vend të ruajë epërsitë e veta në studimet bazë dhe aplikimet, duke nxitur bashkëpunimin në fushën tekniko-shkencore," theksoi kryeministri Li.

Dmitry Medvedev u shpreh se sivjet është një vit i rëndësishëm për marrëdhëniet ruso-kineze. Sivjet është 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës si dhe 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Dy palët duhet të zhvillojnë bashkëpunim të ngushtë në arenën ndërkombëtare, të kërkojnë zbatimin e rregullave ndërkombëtare në skenën shumëpalëshe dhe të kundërshtojnë sanksionet e njëanshme. Në sfondin e rritjes së paqëndrueshmërisë së gjendjes botërore dhe të proteksionizmit, pala ruse dëshiron thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit praktike me palën kineze.

"Pas këtij takimi, në praninë tonë, dy palët nënshkruan afro 20 dokumente të rëndësishme bashkëpunimi. Ndër to, dua të veçoj marrëveshjet dypalëshe në fushat tekniko-shkencore dhe të hapësirës ajrore, dhe një deklaratë të përbashkët të 'Hartës së Rrugës të Tregtisë së Mallrave kino-ruse dhe Zhvillimit me Cilësi të Lartë të Tregtisë së Shërbimeve Kino-ruse deri në vitin 2024', si dhe një marrëveshje për bashkëpunimin petrokimik, të materialeve sintetike, farmaceutike etj," tha Medvedev.

Pas përfundimit të takimeve, ata nënshkruan "Deklaratën e Përbashkët të Takimit të 24-t me Afat të Përcaktuar mes Kryeministrave Kino-rus", duke dëshmuar nënshkrimin e mbi 10 dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh në fushat e investimeve, ekonomiko-tregtare, bujqësore, të energjisë bërthamore, aeronautikës, tekniko-shkencore, të ekonomisë digjitale etj.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore