Përkujtohet 74-vjetori i fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez

2019-09-04 20:54:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:胜利---[shèng lì]---Fitore

3 shtatori është dita përkujtimore e fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe e Luftës Antifashiste Botërore.

Në krahina të ndryshme të Kinës u organizuan veprimtari të ndryshme për të përkujtuar heronjtë e luftës dhe për të trashëguar frymën anti-luftë.

Qytetarë nga fusha të ndryshme shprehën dëshirën për të kujtuar historinë e martirët dhe për të ruajtur paqen.

Në Sheshin e Fitores para Muzeut Përkujtimor të Viktimave të Masakrës së Nankinit nga Ushtria Pushtuese Japoneze në qytetin Nankin të provincës Jiangsu, shumë njerëz nga qarqe të ndryshme mbanin krizantemë në duar dhe vendosën lule dhe kurora për dëshmorët e luftës anti-japoneze. Drejtori i muzeut përkujtimor Zhang Jianjun tregoi historinë e heroit të luftës Yang Jingyu:

"Kombit i nevojitet heroi dhe në një gjendje aq të vështirë në të kaluarën, gjenerali Yang Jingyu dhe ushtarët e Aleancës Anti-japoneze në Kinën Verilindore sakrifikuan jetët e tyre për atdheun. Emri i tij është gdhendur në listën e dëshmorëve të muzeut tonë dhe çdo ditë e kujtoj kur kaloj këtu. Në kohën e sotme me paqe, nuk duhet të harrojmë heronjtë tanë dhe të kemi inkurajim dhe guxim për zhvillimin e ardhshëm."

Në Kinën verilindore, në Muzeun e Pallatit Perandor të 'Manchukuo'-së të qytetit Chang Chun të provincës Jilin u organizuan aktivitete të ndryshme përkujtimore. Një nxënës nga pakica Hui kombëtare në qytetit Chang Chun, Cai Yuhang tha:

"Mendoj se jeta e lumtur që po jetojmë tani ka ardhur nga sakrifica e brezit të kaluar, prandaj duhet ta çmojmë jetën tonë të tanishme, të mësojmë me zell dhe të trashëgojmë traditat e shkëlqyera të brezave të vjetra."

Zhou Zheng nga tasku i forcave të qytetit Chang Chun u shpreh se do ta integrojmë frymën e luftës anti-japoneze në praktikë.

"E ndiejmë vështirësinë dhe sakrificat që ka kaluar brezi i vjetër në luftën kundër agresorëve japonezë, që kanë rëndësi të madhe për përgatitjen e ushtrisë së sotme. Në punën tonë në të ardhmen do ta integroj këtë frymë në praktikë, për të garantuar jetesë të lumtur popullore dhe lulëzimin e atdheut."

Kur i hodhëm një vështrim historisë së kaluar, në 14 vitet e luftës anti-japoneze, bijat dhe bijtë kinezë janë të palëkundur dhe kanë këmbëngulur tek kjo luftë deri në fitoren përfundimtare ndaj agresorëve japonezë, duke mbrojtur paqen e njerëzimit.

Drejtori i Muzeut Përkujtimor të Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez, Li Yongyuan u shpreh se populli kinez ka dhënë kontribut të pashoq për ruajtjen e paqes botërore:

"Lufta anti-japoneze është një kujtim i kohës së kaluar, por nuk duhet ta harrojmë atë histori. Jeta e sotme paqësore, e lumtur dhe e qetë ka ardhur nga gjaku i heronjve të panumërt. Kemi paguar një çmim të stërmadh me 35 milionë viktima dhe të plagosur për pavarësinë e kombit tonë. Çdo qytetar kinez duhet ta kujtojë këtë histori, këtë çmim dhe ditën e fitores." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore