Ekspertët: Pretendimet për "humbje të mëdha" nga tregtia kino-amerikane, jo të vërteta

2019-05-23 17:34:20 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:关税---[guān shuì]---Tarifa

Lidhur me zërat që deficiti i madh tregtar Kinë-ShBA i ka shkaktuar palës amerikane dëme të mëdha dhe humbjen e miliona vendeve të punës, ekspertët kinezë të tregut dhe të makroekonomisë u shprehën të mërkurën se tregtia kino-amerikane është me përfitime të ndërsjella. Ata vunë në dukje se "teoria e humbjes vetëm të ShBA-së" nuk ka bazë dhe se shtimi i tarifave do të dëmtojë interesat e vetë ShBA-së dhe të të tjerëve.

Gjatë 40 vjetëve të kaluar, vëllimi i tregtisë kino-amerikane është shtuar mbi 230 herë. Presidenti i nderit i Institutit të Studimit të Zhvillimit Kombëtar të Universitetit të Pekinit Lin Yifu vuri në dukje se blerja e produkteve kineze nga ShBA-ja nuk është me përfitime vetëm për Kinën dhe se tregtia kino-amerikane është me përftime të ndërsjella.

"ShBA-ja blen produkte nga Kina, për shkak se ajo nuk i prodhon këto produkte vetë. Por produktet e importuara nga Kina janë me çmim të ulët dhe cilësi të mirë. Për shembull, ShBA-ja mund të prodhojë rroba dhe këpucë lëkure brenda vendit, por me kosto të lartë, dhe amerikanët do t'i blejnë ato me çmim të lartë. Në këtë situatë, importimi i këtyre produkteve nga Kina është për shkak se ajo kanë çmim të ulët dhe cilësi të mirë. Ky është parimi themelor i tregtisë dhe ai që e njeh sadopak ekonominë, e kupton këtë."

Në fakt, ShBA-ja ka përfituar shumë nga tregtia me Kinën. Sipas të dhënave të Komitetit Kombëtar të Tregtisë Kinë-ShBA, vëllimi i tregtisë kino-amerikane i ka kursyer afro 850 dollarë çdo familjeje amerikane, ose 1.5 % të të ardhurave mesatare vjetore të familjeve amerikane. Prandaj, tregtia kino-amerikane nuk është me përftime vetëm për Kinën e me humbje për ShBA-së, si kanë thënë disa.

Specialistët vënë në dukje edhe se deficiti tregtar i madh i ShBA-së nuk është shkaktuar nga Kina, por nga konsumi i tepruar, pakësimi i kursimeve bankare dhe decifiti i madh financiar. Këto janë arsyet themelore të cilat kanë sjellë deficitin tregtar të ShBA-së dhe shtimi i tarifave vetëm sa do të dëmtojë interesat e saj e të të tjerëve.

Presidenti i nderit i Institutit të Studimit të Zhvillimit Kombëtar në Universitetin e Pekinit Lin Yifu u shpreh se, sipas gjendjes së tanishme, masa e Shteteve të Bashkuara për shtimin e tarifave ndaj Kinës, Kanadasë, BE-së, Japonisë dhe vendeve të tjera, nuk do ta zgjidhë problemin e deficitit tregtar, përkundrazi, do të jenë qytetarët amerikanë ata që do të paguajnë më shumë kur blejnë produkte.

Tani Kina është bërë partnerja më e madhe tregtare e mbi 120 vendeve e rajoneve. Ministria kineze e Tregtisë e ka theksuar disa herë se Kina nuk e kërkon enkas suficitin e vet tregtar. Specialisti u shpreh se në vitet e fundit, me forcimin e potencialit dhe rritjen e nivelit të konsumit të kinezëve, kërkesa e tyre për konsum është shtuar dhe tregtia e importit të mallrave është rritur shpejt. Përveç kësaj, Kina po merr masa të vazhdueshme për të ulur tarifat dhe po zgjeron aktivisht importin, gjë që do të sjellë më shumë raste zhvillimi për tregtinë globale, përshirë ShBA-në. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore