Ambasadori: Bashkëpunimi, zgjedhja e vetme e duhur mes Kinës dhe ShBA-së

2019-05-21 17:40:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:使团---[shǐ tuán]---Mision diplomatik

Kreu i Misionit Diplomatik të Kinës në BE, ambasadori Zhang Ming, u shpreh më 20 maj në Bruksel se pala amerikane ka rifilluar kërcënimet për tarifa, gjë që dëmton bisedimet tregtare midis Kinës e SHBA-së. Pala kineze dëshiron t'i zgjidhë divergjencat tregtare nëpërmjet bisedimeve, por këto bisedime duhet të janë të barabarta. Ai shtoi se Kina nuk do të bëjë lëshime lidhur me çështje të rëndësishme parimore.

Ambasadori Zhang vuri në dukje se delegacionet kineze e amerikane kanë zhvilluar 11 raunde bisedimesh të nivelit të lartë, çka tregon qëndrimin e përgjegjshëm dhe sinqeritetin e palës kineze. Bisedimet janë mënyra të rëndësishme me anë të të cilave vendet mund të bashkërëndojnë interesat e tyre të ndërsjella. Dy gjëra janë më të rëndësishme: sinqeriteti dhe besimi. Të dyja palët duhet të përpiqen të ecin drejt objektivit të leverdisë reciproke e përfitimeve të përbashkëta mbi bazën e barazisë e të respektit të ndërsjellë.

"Mbajtja e fjalës është karakteristikë e vendeve të mëdha të përgjegjshme. Gjatë një viti të mosmarrëveshjeve tregtare midis Kinës e ShBA-së, pala amerikane ka krijuar shumë probleme dhe ka dëmtuar prirjen pozitive të krijuar nga bisedimet e vështira, duke u orvatur të shfrytëzojë mjetet e shantazhit për të siguruar përfitime të pamerituara. Mosmbajtjen e premtimeve ShBA-ja e ka bërë tashmë rrugë. Mund ta shikojmë këtë edhe nga mënyra se si ShBA-ja i trajton aleatët e vet. Të gjithë njerëzit janë të qartë se kush duhet të mbajë përgjegjesinë për dëmtimin e bisedimeve," theksoi ambasadori Zhang Ming.

Kreu i Misionit Diplomatik të Kinës në BE theksoi po ashtu se, nëse Kina dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë, të dyja palët do të përfitojnë së bashku, por nëse luftojnë, do të dëmtojnë njëra-tjetrën. Bashkëpunimi është zgjedhja e vetme e drejtë për të dy palët. Pala kineze dëshiron që t'i zgjidhë mosmarrëveshjet tregtare nëpërmjet bisedimeve, por bisedimet duhet të jenë të barabarta. Pala kineze nuk do të bëjë lëshime për çështjet e rëndësishme parimore.

"Sivjet është 70-vjetori i shpalljes së Republikës Popullore të Kinës. Qysh nga viti 1949, gjatë 70 viteve, Kina nuk ka nënshkruar dhe nuk do të nënshkruajë marrëveshje të pabarabarta. Lidhur me luftën tregtare, Kina nuk dëshiron të luftojë, por nuk e ka frikë luftën. Nëse dikush qëllon dyert e shtëpisë sonë, ne do të përballemi me të deri në fund", vuri në dukje kreu i Misionit Diplomatik të Kinës në BE Zhang Ming. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore