Ekonomisti belg: Rezultatet e bashkëpunimit kino-europian janë të pasura

2019-04-11 17:26:24 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:成果---[chéng guǒ]---Rezultat

Më 9 prill, kryeministri i Kinës Li Keqiang dhe kryetari i Këshillit Eurpian Donald Tusk e kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker bashkëkryesuan Takimin e 21-të të Liderëve Kinë-BE. Në përfundim të këtij takimi u publikua një deklaratë e përbashkët, në të cilën të dyja palët pranuan të nxitin arritjen e përparimit vendimtar në bisedimet për marrëveshjen e investimeve Kinë-BE dhe të arrijnë një marrëveshje të nivelit të lartë në vitin 2020. Ekonomisti i njohur belg Bruno Colmant (Bryno Kolmo) i vlerësoi lart rezultatet e bashkëpunimit Kinë-BE në vitet e fundit. Ai tha se qysh nga Reforma dhe Hapja e Kinës, ekonomia kineze është zhvilluar shpejt dhe i ka sjellë gjallëri të re ekonomisë botërore. Edhe bashkëpunimi mes Kinës dhe BE-së është thelluar dhe zhvilluar më tej. Ai u shpreh optimist për perspektivën e bashkëpunimit kino-europian.

Colmant mendon se hapësira e bashkëpunimit kino-europian është e madhe dhe të dyja palët mund të gjejnë interesa të përbashkëta në shumë fusha. Sipas tij, Kina e BE-ja mund të vazhdojnë bashkëpunimin industrial, bujqësor e teknologjik dhe ta zgjerojnë këtë bashkëpunim edhe në fusha të tjera:

"Para 40 vjetëve, Kina ishte një vend relativisht i mbyllur dhe nuk njihej e kuptohej nga bota. Por sot Kina ka ndryshuar shumë dhe është bërë motori i ndryshimeve të reja pozitive."

Lidhur me shqetësimet e disa partnerëve nga zhvillimi i shpejtë i ekonomisë së Kinës, Colmant mendon se ky është një proces i pashmangshëm gjatë procesit të globalizimit. Një pjesë e Europës është e shqetësuar nga humbja e vendit udhëheqës në fushën e teknologjisë. Prandaj zgjidhja e duhur për zhvillimin e ardhshëm të Kinës dhe Europës është përplotësimi i ndërsjellë dhe jo konkurrenca.

Ekonomisti belg Bruno Colmant

Me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit kino-europian, të dyja palët kanë edhe mosmarrëveshje. Për të shmangur ose për t'i pakësuar këto mosmarrëveshje dhe për të shtuar besimin e ndërsjellë, Colmant-i jep sugjerimet e tij. Ai mendon se Kina duhet të dalë gjithnjë e më shpesh në njoftimet e medies. Shumica e europianëve kanë një koncept të përgjithshëm për Kinën dhe nuk kanë një njohje konkrete për të. Mbajtja e një ekspozite mbi Kinën nuk është e mjaftueshme. Njerëzve në vende të tjera u duhet bërë e ditur se si jetojnë kinezët dhe se çfarë sistemi filozofik, politik, ligjor etj. ka Kina. Rruga e zhvillimit e Kinës është e ndryshme nga ajo e Europës dhe e ShBA-së. Kina duhet ta paraqesë modelin e saj nëpërmjet medieve dhe ta bëjë Europën që ta kuptojë Kinën. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore