Ekonomia digjitale kineze gjeneron 31 trilionë juanë

2019-04-03 17:21:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:数字---[shù zì]---Digjit

Më 2 prill, zv.drejtori i Komitetit Qendror për Çështjet Kibernetike Yang Xiaowei bëri të ditur se deri në fund të vitit të kaluar, ekonomia digjitale e Kinës gjeneroi 31 trilionë RMB të ardhura, duke zënë një të tretën e PBB-së kombëtare. Përparimi i teknologjisë thelbësore, përmirësimi i infrastrukturës, zhvillimi i ekonomisë digjitale, sipas autoriteteve kineze, janë fushat kyçe për nxitjen e zhvillimit të vendit digjital.

Yang Xiaowei u shpreh se tani, Kina ka arritur përparim në ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të internetit, ekonominë digjitale, administrimin dhe shërbimet qeveritare digjitale etj.

"Deri në fund të vitit të kaluar, gjatësia e fibrave optike të shtruara në mbarë Kinën arriti në 43.58 milionë kilometra. Sipërfaqja e mbuluar me rrjetin 4G u zgjerua vazhdimisht. Numri i përdoruesve të rrjetit 4G arriti në 1.17 miliard, ndërsa pati përparim të zhvillimit të teknologjisë 5G dhe hartimi i standardatit të saj. Është kryer ndërtimi i sistemit 'Beidou Nr.3', dhe do të vihet në shërbim për vendet e rajone përgjatë 'Një brez, një rrugë'."

Krahas këtyre, bashkëpunimi ndërkombëtar mes Kinës dhe vendeve të tjera ka rezultuar i frytshëm. Kina propozoi dy dokumente, Nismën për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin e Ekonomisë Digjitale G20 dhe Nismën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Ekonomisë Digjitale "Një brez, një rrugë", me synim nxitjen e ndërtimit dhe përdorimin e përbashkët të infrastrukturës informatike.

Zv.drejtori Yang u shpreh se Kina do të vazhdojë nxitjen e ndërtimit të saj në një vend digjital nga 6 aspekte, përfshi nxitjen e punës shkencore, të përmirësimit të infrastrukturës informatike, të zhvillimit të ekonomisë digjitale etj.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore