Xi Jinping paraqet propozime kineze për qeverisjen globale

2019-03-27 16:25:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:欧洲---[ōu zhōu]---Europë

Të marten, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron morën pjesë në ceremoninë e mbylljes së Forumit Kinë-Francë mbi Qeverisjen Globale në Paris. Në fjalimin e tij, Xi Jinping paraqiti katër "Propozime të Kinës" për të nxitjen e përbashkët të përmirësimit të qeverisjes globale.

Në këtë ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Para ceremonisë së mbylljes, Xi, Macron, Merkel dhe Juncker zhvilluan një takim katërpalësh për të diskutuar thellësisht zhvillimin e multilateralizmit dhe partneritetin strategjik Kinë-BE, duke arritur konsensus të mëtejshëm.

Në fjalimin e tij, presidenti Xi theksoi se bota e sotme përballet me transformime të mëdha që nuk janë parë në 100 vitet e fundit dhe njerëzimi përballet me shumë sfida të përbashkëta.

Ai citoi proverbin francez "Fatin njeriu e ka vetë në dorë" duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të aktivizohen dhe të punojnë së bashku për vendosjen e të ardhmes së njerëzimit në duart e veta.

Presidenti Xi nënvizoi se duhet të mbushen mungesat e qeverisjes globale të drejtë dhe të arsyeshme, mungesat e besimit në bazë të konsultimeve dhe mirëkuptimit reciprok, mungesat e paqes në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe mungesat e zhvillimit me përfitime të ndërsjellta.

Xi shtoi se përballë çështjeve të rëndësishme globale, të gjitha vendet duhet të angazhohen në trajtimin e çështjeve globale të nxisin aktivisht demokratizimin e rregullave të qeverisjes globale, të vazhdojnë të mbajnë flamurin e multilateralizmit të OKB-së dhe të ofrojnë rol konstruktiv për mekanizmin multilateral global dhe rajonal, të nxisin ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit. Në kushtet e gjendjes së tanishme, duhet të forcohet besimi i ndërsjellë strategjik përmes dialogut dhe komunikimit të sinqertë e të thellë, duhet t'i përmbahemi konceptit të drejtë të drejtësisë dhe interesave dhe të ndërtojmë një partneritet global të fatit të përbashkët, duhet të forcojmë dialogun mes qytetërimeve të ndryshme dhe thellojnë mirëkuptimin dhe njohjen reciproke.

Presidenti Xi theksoi gjithashtu se mjedisi i sigurisë ku jeton njerëzimi është ende shqetësues. Të gjitha palët duhet të mbështesin konceptin e ri të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të të vazhdueshme, të braktisin ideologjitë e vjetra të mentalitetit të Luftës së Ftohtë, të Ligjit të Xhunglës dhe të 'lojës së shumës zero' dhe të këmbëngulin në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Globalizimi ekonomik është motori që nxit rritjen e ekonomisë botërore. Të gjitha palët duhet t'i përmbahen përpjekjeve të novacionit, sinergjisë, drejtësisë dhe tolerancës, të krijojnë një model dinamik rritjeje, një model bashkëpunimi të hapur, të favorshëm dhe të ekuilibruar. Kina mbështet reformat e nevojshme të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe mbron sistemin shumëpalësh të tregtisë. Nisma "Një brez, një rrugë" ka pasuruar konceptin e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar dhe kuptimin e multilateralizmit. Kina mirëpret të gjitha vendet e botës, përfshirë Francën, të marrin pjesë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore