Kinë, ulje e mëtejshme e taksave në 2019-n

2019-01-30 15:00:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:税收---[shuì shōu]---Taksë

Përgjegjësi përkatës i Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Taksave të Kinës u shpreh në Pekin se këtë vit Kina do të zgjerojë sferën e trajtimit prefererencial të tatimpaguesve të vegjël, ndërmarrjeve të vogla dhe kompanive të reja inovative etj., dhe do të nxjerrë politika të lehtësimit të taksave. Ai vuri në dukje gjithashtu se Drejtoria e Përgjithshme e Taksave ka hartuar një sistem të analizës statistikore, duke hedhur bazën për të treguar efektivitetin e uljes së taksave dhe të tarifave në mënyrë të saktë e në kohë reale.

Në mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit të Kinës disa ditë më parë u vendos të shpallen një sërë masash favorituese të uljes së taksave për ndërmarrjet e vogla. Këto masa përfshijnë tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar etj., dhe afati i zbatimit të tyre është trevjeçar. Parashikohet se do të ulen taksat për ndërmarrjet e vogla në një vlerë prej 200 miliardë juanësh. Në një konferencë shtypi të martën, drejtori i departamentit të llogaritjes së të ardhurave në Drejtorinë e Përgjithshme Shtetërore të Taksave të Kinës Cai Zili u shpreh se masat favorizuese përfshijnë zgjerimin e sferës preferenciale, duke përfshirë tatimpaguesit e vegjël, ndërmarrjet e vogla dhe kompanitë e reja të novacionit teknologjik etj. Ai tha se kjo politikë e re ka për qëllim të shtojë më tej ndjenjën e përfitimit nga tatimpaguesit.

Cai theksoi se tatimpaguesit e vegjël, bashkë me ngritjen e pragut të përjashtimit nga TVSh-ja, mund të gëzojnë njëkohësisht uljen e gjashtë lloje taksash vendore në masën 50 %. Një tatues mund të gëzojë njëkohësisht të gjitha masat preferenciale. Ai tha gjithashtu se aktualisht organet e taksave të krahinave të ndryshme kanë krijuar mekanizmin e drejtimit dhe po nxjerrin një varg dokumentesh për të zbatuar në mënyrë më praktike dhe më të saktë politikat favorizuese. Ato kanë ndërmarrë një sërë masash për thjeshtimin e procesit të raportimit dhe për të ngritur efektivitetin e taksimit, dhe po përpiqen t'u ofrojnë tatimpaguesve më shumë lehtësira. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore