Xi Jinping-u përshëndet personalitetet pa parti me rastin e Vitit të Ri Kinez

2019-01-29 17:43:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:希望---[xī wàng]---Shpresë

Në prag të Vitit të Ri Kinez, një festë e rëndësishme tradicionale e kombit kinez, sekretari i përgjithshëm i KQ të PKK-së, kryetar i shtetit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping mori pjesë në një mbledhje në Pallatin e Madh Popullor në Pekin, ku u shprehu urimet dhe përshëndetjet e tij më të ngrohta drejtuesve të partive demokratike të Kinës, të Federatës Mbarëkineze të Industrisë e të Tregtisë, anëtarëve të Frontit të Bashkuar dhe personaliteve pa parti.

Xi Jinping-u vuri në dukje në fjalimin e tij se viti 2018 ishte një vit i veçantë në procesin e zhvillimit të kauzës së vendit e të Partisë dhe një vit i hyrjes në një fazë të re të bashkëpunimit shumëpartiak. Rezultatet janë arritur me shumë vështirësi. Xi falënderoi qarqet e ndryshme për përpjekjet e tyre dhe shprehu shpresën e vet në tre drejtime:

"Shpresoj se të gjithë ju do të zbatoni kursin e përgjithshëm të punës, që të përparojmë në mënyrë të qëndrueshme; se do të ndihmoni në forcimin e unitetit të Partisë e të qeverisë me popullin dhe do të nxitni reformën dhe zhvillimin. Në rrugën e marshimit të ri drejt krijimit të epokës së re të bukur, PKK-ja dhe partitë demokratike kanë të njëjtat aspirata, detyrime e përgjegjësi dhe bashkëpunimi shumëpartiak ka një hapësirë të madhe veprimi. Shpresoj se të gjithë do të shërbejnë me ndërgjegje dhe do të respektojnë gjendjen e përgjithshme, do të përkrahin vendimet dhe planet e Komitetit Qendror dhe do të luajnë rolin e vet si talente të fushave të ndryshme, do të gjejnë me saktësi pikënisjen e nyjat e lidhjes dhe do të japin kontribut më të madh për krijimin e një shoqërie komode."

Kreu i shtetit kinez Xi Jinping vuri në dukje gjithashtu se hulumtimi dhe studimi janë aftësia bazë për të hartuar një politikë shkencore dhe për të marrë pjesë në diskutimet politike. Aktualisht gjendja e brendshme dhe e jashtme është në ndryshim kolosal dhe probleme e situata të reja shfaqen pandërprerë, prandaj duhet të shtohet njohja dhe të bëhen në kohë përgjithësimet e duhura.

Sivjet është 70-vjetori i krijimit të Republikës Popullore e Kinës dhe i themelimit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Xi Jinping-u vuri në dukje se shpreson se të gjithë do të përgjithësojnë përvojat e arritura në çështjet e bashkëpunimit shumëpartiak me Partinë Komuniste të Kinës në krye prej 70 vjetësh, do të konsolidojnë bazën politike e ideologjike të bashkëpunimit shumëpartiak në epokën e re dhe do të ngulin këmbë në zhvillimin dhe në përmirësimin e sistemit të ri partiak.

Mrekulli
Lajmet Kryesore