Davos, vlerësohet lart fjalimi i zv.presidentit kinez në mbledhjen vjetore

2019-01-25 15:58:20 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:评价---[píng jià]---Vlerësim

Më 23 janar pasdite, në mbledhjen vjetore të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, zv.presidenti i Kinës Wang Qishan mbajti fjalimin me titull: "Këmbëngulje në besim, ecje përpara krah për krah dhe krijim i përbashkët i së ardhmes", i cili u vlerësua lart nga të pranishmit.

Në fjalimin e tij, Wang-u foli për rrugën e eksplorimit gjatë 70 vjetëve pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, i hodhi një vështrim procesit të globalizimit ekonomik, vuri në dukje se zgjidhja e problemit të mosekulibrimit të zhvillimit duhet mbështetur te zhvillimi dhe bëri thirrje për krijimin bashkërisht të strukturës globale të epokës së Revolucionit të 4-t Industrial, me horizontin dhe largpamësinë e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Presidenti i kompanisë amerikane "Qualcomm" Cristiano Amon tha se i miraton shumë pikëpamje në fjalimin e zv.presidentit Wang Qishan:

"Jam dakord me pikëpamjen e tij që bashkëpunimi tregtar midis ndërmarrjeve shtetërore dhe atyre private ka mundësi të jetë në fund një rrugëzgjidhje. Lidhjet tregtare midis kompanive të vendeve të ndryshme, që formojnë tregtinë ndërkombëtare, do të jenë stabilizueset më të rëndësishme të politikës."

Kryeredaktori i televizionit financiar britanik "Asset TV", Mark Colegate, tha se në fjalimin e Wang-ut përfshihen shumë ide filozofike e historike, të cilat nuk shihen në fjalimet e liderëve perëndimorë:

"Është shumë interesante pikëpamja e tij që globalizimi është drejtuar në të kaluarën nga vendet perëndimore, të cilat do të zëvendësohen gradualisht nga ekonomitë e reja. Kjo është gjithashtu një pikëpamje e rëndësishme, sepse ky është një ndryshim do të ndodhë së shpejti. Njëkohësisht, Wang-u shprehu besimin e plotë për ruajtjen e rritjes së ekonomisë kineze mbi 6%, gjë që krijon siguri e qetësi. Siguria është një gjë shumë e mirë për tregun."

Davos

Drejtorja e Institutit të Studimit të Tregjeve të Reja pranë Universitetit Cornell, Lourdes Casanova, tha se zv.presidenti Wang Qishan shfaqi një qëndrim shumë të hapur në fjalimin e tij dhe iu përgjigj pyetjeve.

"Ai është me të vërtetë optimist për të ardhmen e Kinës. Veçanërisht ai tha se zhvillimi i Kinës është në dobi të botës dhe zhvillimi i vendeve fqinje të Kinës është gjithashtu në dobi të botës. Kjo do të thotë se s'ka fitimtarë dhe të humbur. Nëse Kina humbet, edhe vendet e tjera do të ndikohen negativisht, ndërsa nëse Kina fiton, edhe vendet e tjera do të favorizohen nga kjo," tha Casanova. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore