Kina nxit hapjen e zonave me magazina doganore

2019-01-11 17:00:24 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:保税区---[bǎo shuì qū]---Zonë me magazina doganore

Kina do të publikojë së shpejti 21 masat e reja për të nxitur hapjen e nivelit të lartë të zonave me magazina doganore, duke u fokusuar në forcimin e epërsive konkurruese të tyre. Masat kanë si qëllim për t'i kthyer këto zona në qendra përpunimi, qendra studimi e projektimi, qendra logjistike, qendra mirëmbajtjeje dhe qendra shitjeje me aftësi konkurruese globale.

Të enjten, zv.drejtori i Doganës së Përgjithshme të Kinës Li Guo shpjegoi këto masa:

Një zonë me magazina doganore në Shangai

"Masat e reja do t'u japin ndërmarrjeve në zonat me magazina doganore kualifikimin si taksapagues të zakonshëm, do t'i lejojnë ndërmarrjet që planifikojnë të hyjnë në zonë të importojnë vetë makinat dhe pajisje e përdorura prej tyre, do t'u krijojnë ndërmarrjeve në zonë të ndërmarrin biznesin e përpunimit, do të heqin lejen e importit për shitjen e brendshme të produkteve, si celularët etj., do të thjeshtojnë procedurat e miratimit nga dogana etj."

Për sa i përket kthimit në qendra të shërbimit të shitjeve, Li Guo u shpreh se politika e favorshme e importit për shitjen me pakicë për kompanitë ndërshtetërore të biznesit elektronik do të zgjerohet në të gjitha zonat me magazina doganore.

"Ne do të nxitim zhvillimin e biznesit të marrjes me qira dhe do të zbatojmë mbikëqyrjen me autorizimin e doganës në krahina të ndryshme e të pajisjeve të mëdha, si aeroplanët etj.," shtoi Li Guo

Me thellimin e pandërprerë të reformës e hapjes me botën e jashtme të Kinës, zonat me magazina doganore dhe zona të tjera të posaçme të mbikëqyrura nga dogana janë shndërruar në pionierë të hapjes së ekonomisë kineze, duke luajtur një rol të rëndësishëm për nxitjen e shndërrimit të sektorëve ndërkombëtarë dhe të zhvillimit të harmonishëm të ekonomisë rajonale, shtimin e tregtisë së jashtme, zgjerimin e punësimit etj. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore