Kinë-ShBA, tre muaj negociatë tregtare me rëndësi kyçe

2018-12-04 17:25:11 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:空间---[kōng jiān]---Hapësirë

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump u takuan më 1 dhjetor në Argjentinë. Dy udhëheqësit ranë dakord për ndërprerjen e masave tregtare si shtimi i tarifave reciproke etj., dhe vendosën të shpejtojnë negociatat në 90 ditët në vijim. Nëse arrihet një marrëveshje gjatë këtij afati do të hiqen të gjitha tarifat e shtuara nga fillimi i këtij viti. Mirëpo, po të mos arrihet, pala amerikane mund të shkallëzojë luftën tregtare.

Cili mund të jetë vlerësimi rezultateve të këtij takimi?

Së pari, pa dyshim që dy udhëheqësit i vendosën "frenat" përshkallëzimit të fërkimeve tregtare, duke ndërprerë "shkëmbimin e zjarrit", gjë që ka siguruar hapësirë për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet konsultimeve. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo do të thotë se në tre muaj të ardhshëm, grupet negociuese nga dy vendet do të nisin një raund të ri të dialogut të ndërlikuar dhe të vështirë.

Si u arrit realizimi i një "armëpushimi" të përkohshëm?

Të dyja palët kanë paguar kosto të kësaj lufte tregtare që zgjati mbi tetë muaj. Në marsin e sivjetshëm, kur sapo nisën fërkimet, ShBA-ja ishte e mendimit se mund ta fitonte lehtë këtë luftë. Por, faktet vërtetojnë se në luftën tregtare, nuk ka fitimtarë, por vetëm viktima. Të dhënat tregojnë se deficiti i mallrave i ShBA-së shënoi një rekord të ri historik në tetorin e sivjetshëm, në 77.2 miliardë dollarë amerikanë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte në ShBA në tremujorin e dytë të këtij viti u ulën deri në minus 8.2 miliardë. Të gjitha këto tregojnë se lufta tregtare me Kinën nuk e ndihmoi ShBA-në në realizimin e objektivave si zvogëlim të deficitit tregtar, kthim të kapitaleve etj., por përkundrazi, shtoi rreziqet e ekonomisë së saj.

Më 14 tetor, presidenti Trump u shpreh në një intervistë për CBS se ajo që po ndodhte midis Kinës dhe ShBA-së nuk ishte "luftë" por një "konflikt i vogël" dhe se ai po merrte në konsideratë ta çtensionte këtë "konflikt të vogël".

Tani, liderët e dy vendeve ndërprenë së bashku fërkimet, me pritshmëri për arritjen e rezultateve pozitive në tre muaj me rëndësi të jashtëzakonshme.

Por, tre muaj nënkupton një agjendë të ngjeshur dhe një periudhë të shkurtër për zgjidhjen e fërkimeve të ndërlikuara tregtare kino-amerikane. Lidhur me disa probleme strukturore të paraqitura nga pala amerikane si mbrojtje e të drejtave të pronësisë intelektuale, bashkëpunim në teknologji, hyrje të tregut, barriera jo-doganore etj., Kina reagoi se mund të zhvillojë diskutime mbi ato që janë në përputhje me parimin e Reformës dhe Hapjes të vendit. Ndërkohë, ShBA-ja është dakord të marrë parasysh interesat thelbësore nga shqetësimet serioze të Kinës. Megjithatë, negociatat që prekin çdo problem konkret mund të jenë plot debate me "erë baruti". Plus faktorë si mendime të diversifikuara të brendshme të grupit negociator, rrethana të ndërlikuara politike në ShBA, Kina është gati për të përballuar vështirësitë të mundshme, duke mos mënjanuar mundësinë e kthimin prapë të qëndrimit të palës amerikane.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve, Kina do të ngulë këmbë në parimin e saj si palë që detyrohet të vetëmbrohet në luftë tregtare. Qëndrimi i palës kineze është i qartë: nuk ka dëshirë të hapë zjarr, por nëse shpërthen lufta, Kina nuk ka frikë të marrë pjesë për të mbrojtur interesat thelbësore të vendit dhe të popullit. Praktikat dhe konsultimet në tetë muajt e kaluar kanë vërtetuar vullnetin dhe mirëbesimin e Kinës.

Në tre muajt e ardhshëm, Kina do të bëjë përpjekje maksimale për të zhvilluar bisedimet me palën amerikane drejt heqjes së tarifave shtesë, duke u nisur nga mbrojtja e interesave të përbashkëta të dy popujve dhe të rendit tregtar botëror. Por, Kina do të tregohet e përmbajtur, duke mos pasur as qëndrim tepër optimist e as pesimist për rezultatin e negociatave sepse gjatë fërkimeve mbi tetëmujore, ajo kuptoi më mirë se "vetëzhvillimi është kundërluftimi më i mirë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore