Mediet ndërkombëtare dhe think tank-et , rol të rëndësishëm në globalizimin ekonomik

2018-11-06 16:27:34 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:论坛---[lùn tán]---Forum

Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës u hap të hënën në Shangai. Kjo ekspozitë është një hap i rëndësishme për Kinën për nxitjen e një raundi të ri të hapjes në nivelin e lartë, duke treguar vendosmërinë dhe besimin e palës kineze për të vijuar pjesëmarrjen në globalizimin ekonomik. Mediat kryesore të botës dhe ekspertët e "think tank"-ut janë të mendimit se nën prirjen e globalizimit ekonomik ata luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një rendi ekonomik të drejtë dhe të hapur dhe ndërtimin e një sistemi të hapur botëror ekonomik.

Si një aktivitet i rëndësishëm brenda kuadrit të Ekspozitës, Forumi Financiar Ndërkombëtar Hongqiao "Media dhe Think Tank" u mbajt në Shangai të hënën pasdite. Forumi kishte si temë "Ndërtimi i Strukturës së Hapur të Ekonomisë Botërore dhe Komunikimi". Pjesëmarrësit shkëmbyen pikëpamjet e tyre për rolin e medieve dhe "think tank"-ut në kontekstin e globalizimit ekonomik.

Ish-zv.kryeministri polak Grzegorz W.Kolodko tha se në botën e sotme, vendet janë shumë të ndërvarura nga komuniteti i interesave dhe globalizimi ekonomik është bërë një prirje e pakthyeshme e kohës. Ai tha se ekziston një nevojë urgjente për të studiuar zgjidhjet për problemet thelbësore:

"Në planin afatgjatë, globalizimi është i pakthyeshëm. Ne duhet të koordinojmë qeverisjen globale dhe politikat globale. Besoj se Kina do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë drejtim".

Si ekonomia e dytë më e madhe e botës, Kina tani është një burim i rëndësishëm i fuqisë për rritjen ekonomike botërore. Ish-kryeministri francez Dominique de Villepin është i mendimit se bashkëpunimi global pragmatik është veçanërisht i rëndësishëm në kohën e ngadalësimit të zhvillimit global. Nisma "Një brez, një rrugë" e Kinës është një model suksesi:

"Nisma" Një brez, një rrugë "e propozuar nga presidenti Xi Jinping në vitin 2013 do të jetë një model për bashkëpunimin në projektet për ndarjen e zhvillimit që përfshin më shumë se 60 vende dhe rreth 900 miliardë dollarë investime në infrastrukturë. Unë besoj se ky propozim do të miratohet gjerësisht për të krijuar një rritje të fuqishme dhe të qëndrueshme në një sistem global të hapur."

Ekspozita e Parë e Ndërkombëtare e Importit e Kinës po ndiqet shumë nga mediet dhe publiku kinez dhe botëror. Shen Haixiong, drejtori i Grupit Mediatik të Kinës, i cili mori pjesë në forum, tha se vëmendja botërore ndaj Kinës tregon se mbështetja për multilateralizmin dhe liberalizimin e tregtisë mbetet zëri kryesor i bashkësisë ndërkombëtare. Media ka përgjegjësinë dhe detyrimin që të promovojë me vendosmëri globalizimin ekonomik, të kryejë objektivisht, tërësisht, saktë dhe racionalisht raportimin ekonomik, të mbrojë pluralizmin dhe tolerancën, të shmangë konfrontimin, duke trajtuar dallimet dhe duke kërkuar gjetjen e një gjuhe të përbashkët, për të injektuar energji pozitive për zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë globale.

Përfaqësuesit pjesëmarrës të medias dhe "think tank"-ut u shprehën se është e domosdoshme të kuptohet trendi i përgjithshëm botëror dhe historik dhe të nxitet globalizimi ekonomik për zhvillimin në një drejtim të hapur, gjithëpërfshirës dhe reciprokisht të dobishëm dhe të luajë një rol më të madh në procesin historik të ndërtimit të një ekonomie botërore të hapur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore