Shangai, hapet Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës

2018-11-05 17:37:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:博览会---[bó lǎn huì]---Ekspozitë

Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës u hap të hënën në metropolin kinez, Shangai. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe presidenti Xi Jinping, i cili mbajti një fjalim të rastit.

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës propozuar nga presidenti Xi është ekspozita e parë në rang kombëtar me temën e importit të Kinës nga vendet e tjera. Në të marrin pjesë 172 vende, rajone e organizata ndërkombëtare duke përfshirë mbi 3600 ndërmarrje. Parashikohet se në këtë ekspozitë do të vijnë mbi 400 mijë blerës kinezë dhe të huaj për blerjen e mallrave.

Xi theksoi se organizimi i ekspozitës ndërkombëtare të importit është një vendim madhor i Kinës për nxitjen e raundit të ri të hapjes dhe një masë e rëndësishme për hapjen e tregut të saj ndaj botës. Ajo pasqyron qëndrimin e vendosur të Kinës për përkrahjen e sistemit të tregtisë shumëpalëshe dhe nxitjen e zhvillimit të tregtisë së lirë. Zhvillimi i ekspozitës është një veprim konkret i Kinës për nxitjen e formimit të ekonomisë së hapur botërore dhe përkrahjen e globalizimit ekonomik.

Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje vendeve të ndryshme të botës të ngulin këmbë te hapja e shkëmbimet, zgjerimi i hapësirës së bashkëpunimit me përftime të përbashkëta, risitë, gjithëpërfshirja dhe zhvillimi i përbashkët.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi se vendet e botës duhet të kundërshtojnë proteksionizmin dhe unilateralizmin, të rrisin nivelin e hapjes shumëpalëshe dhe dypalëshe e të nxisin integrimin e ekonomive të ndryshme, për ndërtimin e përbashkët të një ekonomie të hapur botërore.

Bashkërendimi i politikave makroekonomike, shmangia e përhapjes së efekteve negative, sistemi i arsyeshëm dhe transparent i tregtisë ndërkombëtare, liberalizmi i tregtisë dhe investimeve, sipas presidentit Xi, janë të nevojshme për një ekonomi më të hapur dhe të integruar.

Presidenti kinez vuri në dukje edhe mundësitë e mira që ka sjellë raundi i ri i revolucionit tekniko-shkencor dhe industrial. Sipas tij, vendet e ndryshme të botës duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë digjitale, të inteligjencës artificiale, të nanoteknologjisë etj., dhe për formimin e një modeli të ri bashkëpunimi.

Xi tha se gjatë 40 vjetëve të Reformës e Hapjes, Kina ka arritur zhvillimin e vet dhe i ka sjellë të mira edhe botës. Presidenti Xi Jinping theksoi gjithashtu se Kina do të këmbëngulë në strategjinë e hapjes me leverdi të ndërsjellë e me përfitime të përbashkëta. Kina do të vazhdojë të jetë nxitëse kryesore e hapjes së përbashkët globale, burim i qëndrueshëm i rritjes së ekonomisë botërore, një treg i madh dinamik, si edhe kontribuuese aktive në reformimin e qeverisjes globale.

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha të hënën nga Shangai se Kina pritet të importojë më shumë se 30 trilionë dollarë mallra dhe 10 trilionë dollarë shërbime gjatë 15 viteve të ardhshme. Kina do të stimulojë potencialin e importit, do të vijojë lehtësimin e qasjes në treg dhe do të krijojë një ambient biznesi të klasit botëror, do të krijojë një "malësi" të re për hapjen e botës dhe të promovojë bashkëpunimin shumëpalësh dhe dypalësh.

Gjithashtu, Kina do të pakësojë më tej tarifat, do të ulë kostot institucionale të importeve, do të përshpejtojë zhvillimin e mënyrave të reja të biznesit si tregtia elektronike ndërkufitare, të zgjerojë në mënyrë të vazhdueshme hapjen e industrisë financiare, të vazhdojë të promovojë hapjen e industrisë së shërbimit dhe të lehtësojë përqindjen e aksioneve të huaja në fushën e arsimit dhe mjekësisë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha të hënën në Shangai se bazat e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik të Kinës nuk kanë ndryshuar dhe as kushtet e faktorëve të prodhimit që mbështesin zhvillimin e cilësisë së lartë. Ai shtoi se prirja e përgjithshme e stabilitetit afatgjatë nuk ka ndryshuar dhe aftësia makro-kontrolluese e vendit është përmirësuar vazhdimisht dhe thellimi i reformave ka ndihmuar procesin e zhvillimit.

Në ceremoninë e hapjes Xi shpalli se do të shtohet një pjesë e re në Zonën e Tregtisë së Lirë të Kinës në Shangai, për të inkurajuar dhe mbështetur Shangain në grumbullimin e një përvoje më të madhe për nxitjen e investimeve dhe liberalizimin e tregtisë. Do të mbështetet zhvillimi i integruar i rajonit të Deltës së Lumit Jance, duke u ngritur kjo në nivelin e një strategjie kombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore