Koncepti i "dy të shëndetshmeve" drejton të ardhmen e ekonomisë private në Kinë

2018-10-19 17:15:46 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:健康---[jiàn kāng]---Shëndet

Ditët e fundit, në qytetin Wenzhou të provincës Zhejiang u mbajt konferenca mbi ndërtimin e zonave udhëheqëse të "dy të shëndetshmeve" në epokën e re dhe forumi i parë mbi "Dy të shëndetshmet" në epokën e re në Wenzhou.

Koncepti i "dy shëndetshmeve" u paraqit në Kongresin e19-të të Partisë Komuniste të Kinës. Ai ka si synim "ndërtimin e marrëdhënieve të reja të ngushta mes qeverisë dhe biznesit, nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm të ekonomisë jopublike dhe rritjen e shëndetshme të sipërmarrësve jopublikë." Gjatë 40 vjetëve të kaluar, sipërmarrjet private kineze kanë përdorur 40% burimeve dhe kanë krijuar mbi 60% të GDP-së së Kinës, kanë paguar mbi 50% të taksave të përgjithshme, kanë kontribuuar për më shumë se 70 % të krijimit të risive teknologjike dhe studimit të produkteve të reja, dhe kanë ofruar mbi 80 % të vendeve të punës.

Tani ekonomia kineze ndodhet në fazën kyçe të zhvillimit me cilësi të lartë. Veçanërisht në sfondin e komplikuar të përshpejtimit të risktrukturimit të ekonomisë botërore dhe intensifikimit të mosmarrëveshje tregtare globale, kompanitë private, që zënë 45% të vlerës së eksporteve të Kinës, janë më sensitive. Ata po bëjnë përpjekje për studimin e produkteve, menaxhimin e sipërmarrjes, financimin dhe kontrollin e rrezikut etj., ndërkohë që kanë nevojë edhe për ndihmën e qeverisë.

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se "dy të shëndetshmet" janë jo vetëm një problem i madh ekonomik, por edhe problem i madh politik.

Bashkia e Wenzhou-t ka shpallur se do të përpiqet që, brenda tre vjetëve, ta bëjë mjedisin e biznesit vendor të arrijë nivel udhëheqës në Kinë. Në të njëjtën kohë, ajo do të marrë dhjetë masa të rëndësishme për të krijuar ekosistemin industrial të ndërmarrjeve të vogla dhe mikrondërmarrjeve dhe për të krijuar një zonë eksperimentale me kushte optimale të hyrjes në treg.

Ndër këto masa, tre janë më të rëndësishme.

Së pari, themelimi i marrëdhënive të reja të ngushta mes qeverisë dhe biznesit, i cili u theksua në Kongresin e 19-të të PKK-së. Kjo ka kuptimin që qeveria jo vetëm duhet të ndihmojë aktivisht sipërmarrjet private të zgjidhin problemet gjatë zhvillimit, por edhe duhet të mbajë parimin që të mos kërkojë përfitime nëpërmjet pushtetit. Ndërkohë, sipërmarrësit privatë duhet të zbatojnë ligjin gjatë menaxhimit të kompanisë dhe ta zgjerojnë biznesin në mënyrë të rregullt.

Së dyti, përmirësimi më tej i mjedisit të bizinesit. Sipas parimit të "konkunrrencës asnjanëse" të paraqitur nga guvernatori i bankës qendrore të Kinës Yi Gang, gjatë procesit të konkurrencës në treg, të gjitha ndërmarrjet publike ose private duhet t'i përdorën faktorët e prodhimit në mënyrë të barabartë sipas ligjit, të marrin pjesë në konkurrencën në treg në mënyrë të ndershme dhe të mbrohen nga ligji.

Së treti, nxitja e fuqishme e shpirtit të sipërmarrjes. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ka theksuar se sipërmarrësit janë një subjekt i rëndësishëm i veprimtarisë ekonomike dhe shpirti i sipërmarrjes është energjia për rritjen e bizneseve dhe një burim i rrallë dhe forcë themelore e konkurrencës në shoqërinë e tanishme. Gjatë pratikës së nxitjes së ndërtimit të zonës udhëheqëse të "dy të shëndetshmeve", bashkia e Wenzhou-t do të vazhdojë krijimin e sistemit të vlerësimit të besueshmërisë së ndërmarrjeve dhe sistemin e publikimit të "listës së kuqe dhe listës së zezë", do të ndërtojë mekanizmin afatgjatë për mbrojtjen e llojeve të ndryshme të pronësisë ekonomike, do të nxitë në një masë të madhe shpirtin e sipërmarrjes "të drejtë dhe me përfitime", për të krijuar një grup sipërmarrësish me cilësi të lartë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore