Konkurrueshmëria në zemrat e kinezëve

2018-10-03 12:03:24 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: Konkurrueshmëri [jìng zhēng lì]

Para disa vjetësh, një student brazilian shkoi në Pekin për të takuar me shok kinez. Për arsye që arriti para orarit të përfundimit të punës, ai priti në zyrën e shokut. Në darkë, ky student tha: "Mendoj se kinezët janë shumë punëtorë. Edhe në orën 18 janë ende në zyrë."

Kombi kinez është i njohur për zellin në punë. Prindërit dhe të moshuarit kinezë i këshillojnë fëmijët që të bëjnë përpjekje me zell dhe të arrijnë përparime.

Në 40 vjetët e kaluar, Kina ka arritur suksese të dukshme dhe të jashtëzakonshme, që kanë qenë rrjedhojë jo vetëm e politikave të udhëheqësve për zbatimin e Reformës dhe Hapjes, por edhe e popullit kinez. Zelli i tij ka ndryshuar familjen, shoqërinë dhe vendin. Zelli dhe efikasiteti lindin nga konkurrueshmëria në zemrat e kinezëve të thjeshtë.

Partneri i firmës "Sequoia Capital" Michael Moritz në një artikull të tij në gazetën "Financial Times" i bëri thirrje "Silicon Valley"-t të mësojë nga homologët kinezë. Ai tha: "Në Kinë punonjësit fillojnë punë rreth orës 8 dhe shpesh punojnë deri në orën 22. Shumica e tyre punojnë gjashtë ditë në javë, dhe shumë madje shtatë ditë në javë."

Zelli dhe përpjekjet janë jo vetëm në qarqet e biznesit, por edhe nga nëpunësit e shtetit.

Duke iu referuar raportit të sondazhit nga "Edelman Global Trust" për vitin 2018, "Reuters" njoftoi se besimi i popullit kinez te qeveria arrin në 84%, shifër që te shtresat me arsim të lartë dhe me të ardhura të larta arrin më shumë 89%, duke zënë vendin e parë në botë.

Ky besim vjen prej atyre që janë të gatshëm për punë gjatë 24 orëve dhe që punojnë me zell edhe gjatë fundjavëve dhe pushimeve.

Lidhur me njerëzit e thjeshtë, përpjekjet e tyre të sotme bëhen për të afërmit, për kombin kinez, për Kinën. Nëpërmjet përpjekjeve 40-vjeçare, Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe ka një sistem të plotë industrial, një treg të madh automjetesh, tregti elektronike të zhvilluar etj., që kanë ardhur edhe nga kontributi i çdo kinez të zellshëm.

Tani Kina ka ligje për të garantuar të drejtën e pushimeve, por kinezët nuk heqin dorë nga "zelli", koncepti tradicional. Përndryshe, ata mund të humbin veten dhe s'mund të gjejnë drejtimin e zhvillimit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore