Kina zbaton përgjegjësinë e vendit të madh në zhvillimin e saj

2018-10-01 13:31:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe: përgjegjësi [zé rèn]

"Sot është ditëlindja jote, e dashur Kinë. Në mëngjes do fluturoj një grup pëllumbash të bardhë të të sjellin degë ulliri... "

Çdo 1 tetor kinezët këndojnë këngën me titull "Sot është ditëlindja juaj" dhe himnin kombëtar. "Pëllumbi i bardhë" dhe "dega e ullirit" simbolizojnë paqen.

Në fillimin e shtatorit të këtij viti, gjatë Samitit të Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC), kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping vuri në dukje se paqja e zhvillimi janë temat e epokës së tanishme si dhe një kërkesë e periudhës që po jetojnë. Ato kanë nevojë për bashkimin, mençurinë dhe kurajën e komuntetit ndërkombëtar, për të shfaqur përgjegësi historike dhe për të treguar rolin e kësaj epoke.

Sot bota përballet me sfida të papara. Gjatë 69 viteve të jashtëzakonshme pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës, si një mbrojtëse e rendit ndërkombëtar dhe praktikuese e multilateralizmit, mënyra se si Kina e ka arritur paqen dhe zhvillimin ka marrë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Për paqen, përveç zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror të vendit, Kina u bë "elementi dhe forca kyçe".

Tri ditë më parë 100 paqeruajtës kinezë shkuan në Republikën Demokratike të Kongos për një mision të ri. Në 28 vitet e fundit, Kina ka marrë pjesë me 37 mijë forca paqeruajtëse në operacionet paqeruajtëse të OKB-së, nga ku kanë humbur jetën 21 ushtarë kinezë.

Kina është vendi i dytë më i madh në botë që ofron fonde për operacionet paqeruajtëse të OKB-së si dhe është një vend i përhershëm anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ka dërguar më shumë forca paqeruajtëse.

Si vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina e di mirë se çfarë do të thotë vafëria për një vend, një rajon apo një familje. Gjatë 40 viteve të Reformës dhe Hapjes, dolën nga varfëria 800 milionë kinezë. Jo vetëm kjo, por Kina arriti të bëhej ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Përballë fakteve se ka ende rreth 30 milionë kinezë që nuk kanë dalë nga varfëria si dhe vendi renditet i 71-ti në botë për GDP-në për frymë, Kina ka organizuar dhe mobilizuar të gjitha forcat të zbatojnë planin trevjeçar për t'i dhënë fund varfërisë deri në vitin 2020.

Njëkohësisht Kina propozoi krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe zbatoi parimin "Konsultim, ndërtim dhe përfitim i përbashkët" si dhe e ka orientuar produktin publik "Një brez, një rrugë" drejt globalizmit. Kina dhe vendet e ndryshme të botës gëzojnë përvojat dhe dhe shanset e zhvillimit dhe të lulëzimit të përbashkët.

Sot është Dita Kombëtare. Me rastin e kësaj dite, Bashkia e San Francisco-s caktoi 1 tetorin e këtij viti si "Ditën e Miqësisë dhe Traditës Kinë-ShBA" për të treguar besimin dhe vendosmërinë e qytetit për vijimin e zhvillimit të bashkëpunimit miqësor dhe të dobishëm me Kinën.

Nën prirjen e përparimit historik dhe të kohës, asnjë vend nuk mund të veçohet në një ishull. Si vendi në zhvillim me hapjen më të shpejtë dhe më të madhe, Kina do të vijojë të injektojë energji të re për paqen dhe zhvillimin e botës, duke vijuar kontributin e saj në këtë drejtim. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore