Monedha kineze mirëpritet në tregun financiar britanik

2018-09-27 17:10:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:金融---[jīn róng]---Financë

Korporata e Qytetit të Londrës dhe banka qendrore e Kinës publikuan të mërkurën bashkërisht "Raportin Tremujor të Biznesit të Renminbi-së në Londër".

Sipas tij, vëllimi mesatar ditor i tregtimit të monedhës kineze Renminbi në tremujorin e dytë të sivjetshëm ishte afro 70 miliardë paundë, shifër kjo 30% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas znj. Catherine McGuinness, kryetare e Komisionit të Burimeve dhe të Politikave Qeveritare të Korporatës, Londra ka ruajtur pozicionin e parë në botë për tregtimin e këmbimit valutor dhe është qendra më e madhe financiare e shitjes së Renminbi-së jashtë Kinës. Ajo theksoi se ky raport synon t'i tregojë tregut zhvillimin e biznesit jashtë kufirit të Renminbi-së në Londër.

"Ky raport pasqyron thellimin e bashkëpunimit shumëvjeçar financiar midis Koporatës së Qytetit të Londrës dhe Kinës, duke vijuar planifikimin e koporatës 2012-2016 për nxitjen e biznesit të monedhës Renminbi. Shpresojmë se nëpërmjet këtij raporti mund të nxitet nxjerrja në treg e më shumë produkteve valutore që bëhen me Renminbi për të konsoliduar statusin e Londrës si qendër e tregtimit jashtë kufirit të Renminbi-së", shtoi znj. McGuinness.

Këshilltarja e posaçme e çështjeve aziatike të Koporatës së Qytetit të Londrës Sherry Madera vuri në dukje se raporti ka qartësuar edhe drejtimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh sepse nëpërmjet tij, njerëzit mund të kuptojnë më mirë tregun e tregtimit jashtë kufirit të Renminbi-së dhe të bëjnë përmirësim në këtë fushë.

Lidhur me rolin e Londrës në globalizimin e Renminbi-së, kryepërfaqësuesja e bankës qendrore të Kinës në Europë, Jin Mei u shpreh:"Krahas zgjerimit të hapjes së tregut financiar të Kinës, sidomos nisjes së ndërlidhjes së bursës së Shangait me atë të Londrës dhe projekteve të tjera bashkëpunimi financiar, Londra patjetër do të luajë një rol kyç në mbështetjen e përdorimit në përmasë botërore të Renminbi-së dhe ndërkombëtarizimin e kapitaleve kineze".

Koporata e Qytetit të Londrës ka kryer shkëmbime të thella herët në Kinë dhe në vitin 2008, krijoi përfaqësinë në Pekin dhe Shangai. Deri tani, mbi 30 institucione financiare kineze kanë krijuar degë në Londër nëpërmjet bashkëpunimit me të.

Mrekulli
Lajmet Kryesore