Marrëdhëniet kino-ruse futen në epokën e re

2018-09-12 17:01:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:新时期---[xīn shí qī]---Epokë e re

Më 11 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua në Vladivostok të Rusisë me homologun e tij rus Vladimir Putin. Udhëheqësit e dy vendeve pohuan njëzëri se sivjet, marrëdhëniet kino-ruse kanë patur një prirje më aktive të zhvillimit, duke hyrë në epokën e re të zhvillimit në nivel më të lartë dhe rritje më të shpejtë. Të dy palët ranë dakord se pavarësisht ndryshimeve të gjendjes ndërkombëtare, Kina dhe Rusia do të zhvillojnë me vendosmëri marrëdhëniet dypalëshe dhe do të respektojnë paqen e stabilitetin botëror.

Po atë ditë pas mbërritjes në Vladivostok Xi Jinping dhe Vladimir Putin zhvilluan një takim dypalësh, takimi i tretë mes tyre brenda vitit si dhe i 26-ti prej vitit 2013.

Xi Jinping vuri në dukje se me përpjekje të përbashkëta dypalëshe, superioriteti politik i marrëdhëneive dypalëshe po shndërrohet pandërprerë në rezultate konkrete të bashkëpunimit. Të dy palët duhet të konsolidojnë miqësinë tradicionale, të forcojnë koordinimin e gjithanshëm dhe të nxitin marrëdhëniet e partneritetit strategjik dypalësh drejt një maje më të lartë, duke sjellë më shumë përfitime për dy popujt.

Xi Jinping theksoi se Kina dhe Rusia duhet të thellojnë ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" dhe lidhjen me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat si energji, bujqësi, novacion tekniko-shkencor, financë etj., të nxitin zbatimin e projekteve të rëndësishme, si dhe të forcojnë studimin e përbashkët të teknikave shkencore. Duke shfrytëzuar rastin e vitit të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit lokal midis Kinës dhe Rusisë, të injektojnë më shumë energji dhe të zhvillojnë bashkëpunim më të gjerë në këtë drejtim.

Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Rusia janë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vende të mëdha në zhvillim dhe si të tilla ato mbajnë përgjegjësi të rëndësishme në respektimin e paqes dhe të stabilitetit si dhe në nxitjen e zhvillimit dhe të lulëzimit botëror.

Putin falënderoi dhe mirëpriti homologun kinez Xi Jinping për pjesëmarrjen në Forumin e 4-t Ekonomik të Lindjes. Ai tha se ka mbajtur kontakte të ngushta me presidentin Xi, duke treguar nivelin e lartë të marrëdhënieve kino-ruse.

Putin theksoi se Rusia dhe Kina duhet të nxisin vazhdimisht lidhjen dhe bashkëpunimin midis Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe nismës "Një brez, një rrugë", të zgjerojnë bashkëpunimin në investime, energji, hapësirën ajrore, financë, biznesin elektronik etj., duke shpeshtuar edhe shkëmbimet njerëzore. Rusia dhe Kina ndajnë të njëjta pikëpamje për situatën aktuale ndërkombëtare, dy palët duhet të forcojnë koordinimin dhe bashkëpunimin në çështje ndërkombëtare, të kundërshtojnë me vendosmëri unilateralizmin dhe të respektojnë së bashku rendin e arsyeshëm ndërkombëtar dhe të realizojnë së bashku lulëzimin dhe zhvillimin. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore