Karakteristikat e reja të bashkëpunimit Kinë-Afrikë

2018-09-04 17:24:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:非洲---[fēi zhōu]---Afrikë

Në ceremoninë e hapjes të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë 2018, të zhvilluar të hënën në Pekin, kryetari i Shtetit i Kinës, Xi Jinping, mbajti një fjalim me titull "Bashkëpunimi me fate të përbashkëta dhe nxitja e zhvillimit të përbashkët". Në fjalimin e tij, kreu kinez paraqiti se në 3 vjet të ardhshëm, Kina do të formojë një komunitet më të ngushtë të fateve të përbashkëta midis Kinës dhe Afrikës, nëpërmjet zbatimit të "tetë programeve" si nxitjes së industrisë, ndërlidhshmërisë, lehtësimit tregtar, zhvillimit të gjelbër, ndërtimit të kapaciteteve, nxitjes së shëndetësisë, shkëmbimeve njerëzore, garantimit të paqes etj. Këto janë koncepte dhe masa të reja të paraqitura nga Kina për të ardhmen e Kinës dhe të Afrikës, të cilat hartojnë planin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-afrikane.

Qysh nga krijimi i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në vitin 2000, vëllimi i tregtisë kino-afrikane është njëqindfishuar dhe bashkëpunimi me fitime të përbashkta e zhvillimi i përbashkët janë bërë fjalët kyçe që drejtojnë marrëdhëniet kino-afrikane në shekullin e 21-të.

Bota sot ndodhet përpara transformeve e rregullimeve të mëdha, me rritjen e proteksionizmit e unilateralizmit dhe me shtimin e faktorëve të pasigurtë për zhvillimin. Në këto rrethana, Kina, si vendi më i madh në zhvillim dhe Afrika, si kontinenti me më shumë vende në zhvillim, kanë aspirata e nevoja të shumta për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe njëkohësisht kanë përgjegjësinë dhe detyrën për mbrojtjen bashkërisht të tregtisë së lirë globale dhe sistemit multilateral. Kështu, lidhja e ngushtë e zhvillimit të Kinës me ndihmat ndaj zhvillimit të Afrikës është bërë kërkesë e kohës sonë.

Në fjalimin e tij, Xi Jinping, theksoi në veçanti parimin e pesë "Jo-të" në bashkëpunimin me Afrikën, që do të thotë: mosndërhyrja në vendet afrikane për të shqyrtuar rrugën e zhvillimit në përputhje me gjendjen aktuale të këtyre vendeve, mosndërhyrja në punët e brendshme të Afrikës, mosimponimi i vullnetit vetjak ndaj vendeve të tjera, mosvendosja e asnjë parakushti politik në ndihmat ndaj vendeve afrikane dhe moskërkimi i interesave politike private në financimin për Afrikën. Ky është qëndrimi konsensus i Kinës për bashkëpunimin me Afrikën dhe mishërimi i konceptit të Xi Jinping-ut për marrëdhëniet me Afrikën, d.m.th. "vërtetësi, pragmatizëm, miqësi dhe sinqeritet".

Për të realizuar këtë objektiv, kryetari Xi paraqiti se krahas "tetë programeve", Kina do t'i ofrojë Afrikës edhe përkrahje prej 60 miliardë dollarësh, nëpërmjet ndihmave qeveritare dhe investimeve nga institucionet financiare e ndërmarrjet vendase. Bashkëpunimi në të ardhmen, midis Kinës dhe Afrikës, do të përshkallëzohet në një etapë të re, që karakterizohet në tre drejtime.

Së pari, do të këmbëngulet në vënien në plan të parë të interesave të popujve kinezë e afrikanë. Në fjalimin e tij, Xi theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve kino-afrikane do të nisë menjëherë dhe synon përmirësimin e jetesës së popujve të të dyja palëve dhe do t'u sjellë atyre rezultate e përfitime reale.

Së dyti, do të nxitet aftësia e zhvillimit të pavarur të Afrikës. Kinezët kanë një shprehje të lashtë që thotë se "është më mirë tu mësosh njerëzve si të peshkojnë se sa t'ua japësh peshkun në dorë", që do të thotë se mënyra më e mirë për t'i ndihmuar të tjerët nuk është dhënia e ndihmës materiale, por t'i ndihmojmë ata të mësojnë rrugën e duhur drejt zhvillimit të pavarur.

Së treti, të theksohet përputhja e strategjive të zhvillimit midis dy palëve. Gjatë tre vjetëve të kaluar, është konkretizuar normalisht "Plani i dhjetë objektivave të bashkëpunimit" midis Kinës dhe Afrikës dhe të gjitha fondet përkatëse janë vënë në përdorim. Gjatë këtyre vjetëve, bashkëpunimi tregtar është shndërruar gradualisht nga drejtimi qeveritar në funksionimin e tregut, tregtia e mallrave është zëvendësuar me bashkëpunimin e kapacitetit të prodhimit, ndërsa forma e bashkëpunimit shndërrohet nga një projekt inxhinjerik me kontratë në një investim real dhe funksionim të objekteve.

Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, që ka përshkuar një rrugë 18-vjeçare, ka hapur një rrugë të re me bashkëpunim e fitime të përbashkëta, duke iu shmangur mentalitetit të lojës së "shumës zero" ku fituesi i merr të gjitha. Ky forum shërben si shembull për formimin e komunitetit të fateve të përbashkëta për njerëzimin. Ashtu siç tha presidenti i Gabonit Ali Bongo Ondingba, "Suksesi i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve afrikane bazohet në marrëdhëniet e sinqerita dhe të drejtpërdrejta, plot besim dhe respek." (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore