Rritja e taksave nga ShBA-ja kundërshton rregullat e tregut dhe dëmton interesat e konsumatorëve amerikanë

2018-08-29 20:38:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:规律---[guī lǜ]---Rregull

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së po i kushton vëmendje të veçantë vlerës prej 200 miliardë dollarë për produktet e importit nga Kina.

Specialistët nga Akademia e Shkencave Shoqërore të Kinës thanë se ky është një orientim i politikës kundër ligjit ekonomik dhe kundër rregullave tregtare, është një qasje e politizuar dhe e paqëndrueshme për çështjet tregtare që së pari do të dëmtojë interesat e konsumatorëve amerikanë.

Lista e importeve kineze në ShBA prej 200 miliardë dollarësh, mbi të cilën do të vendoset një tarifë maksimale prej 25%, përfshin shumë produkte konsumi që lidhen ngushtë me jetën e përditshme të qytetarëve, si prodhime deti, mobilje, pajisje ndriçimi, goma, biçikleta etj.

Në seancën dëgjimore të mbajtur kohët e fundit nga pala amerikane mbi taksat, kishte shumë kundërshtime. Kreu i Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë të ShBA-së ka kundërshtuar taksat ndaj produkteve të përditshme si kapele kundër diellit, pastat e dhëmbëve, dosjet, çantat dhe veshjet dhe produktet për kafshë shtëpiake. Wu Baiyi, drejtori i Institutit Amerikan të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, tha në një takim të shkëmbimit mediatik të mbajtur në Pekin të hënën se veprimet e qeverisë amerikane dëmtuan interesat e konsumatorëve të zakonshëm amerikanë.

"Nëse rritet tarifa mbi shumën totale prej 200 miliardësh, ajo do të mbulojë shumicën e mallrave në marrëdhëniet ekzistuese ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe ShBA-së, duke përfshirë mijëra familje, pra mallrat e konsumit të zakonshëm. Shpenzimet familjare vjetore mesatare të popullsisë do të rriten, gjë që do të nxisë rritjen e inflacionit në ShBA".

Shumë ekspertë, përfshirë Wu Baiyi, kanë sugjeruar se 73% e eksporteve kineze prej 50 miliardë dollarësh në ShBA, të cilat i nënshtrohen tarifave nga ShBA-ja, janë produkte të ndërmjetme për kompanitë amerikane. Kjo qasje ka rritur kostot e zinxhirit industrial, duke përfshirë kompanitë amerikane, dhe ka goditur në thelb zinxhirin industrial dhe atë të vlerës.

Shumë specialistë të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës pranojnë se praktika për të rritur tarifa prej 25% mbi produktet me vlerë qindra miliardë dollarësh nuk zgjat në asnjë vend. ShBA-ja nuk gëzon një avantazh të natyrshëm në luftën e tarifave.

Sipas pikëpamjes së Yu Yongding, një anëtar i Akademisë Shkencave Shoqërore të Kinës, e vetmja rrugë për Kinën dhe ShBA-në për të zgjidhur problemin është negociata. Interesat e përbashkëta midis Kinës dhe ShBA-ja tejkalojnë dallimet, kështu që Kina dhe ShBA-ja duhet të çmojnë besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin që kanë ndërtuar në të kaluarën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore