Presidenti Kinës Xi Jinping përfundon turin e parë këtë vit

2018-07-30 16:54:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:访问---[fǎng wèn]---Vizitë

Nga datat 19 deri më 29 korrik, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi me ftesë vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, Senegal, Ruandë dhe Afrikën e Jugut, ku dhe mori pjesë në Takimin e 10-të të Liderëve të vendeve të BRICS-it në Johannesburg. Ai gjithashtu bëri një ndalesë në për një vizitë miqësore në Republikën e Mauricit. Ky ishte turi i parë i vizitave jashtë vendit të kreut të shtetit të Kinës Xi Jinping për vitin 2018. Pas përfundimit, anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh se ky ishte një turne i suksesshëm historik, përmes së cilit Kina forcon bashkëpunimin strategjik me vendet në zhvillim dhe vendet e tregjeve të reja.

Wang nënvizoi se ky tur vizitash drejton zhvillimin diplomatik të vendeve të mëdha me karakteristika kineze të nisin fazën e re dhe gjendjen e re të marrëdhënieve midis Kinës e vendeve të tjera dhe të Bashkëpunimit Jug-Jug. Kjo vizitë gjithashtu zgjeron hapësirën e re të zhvillimit të Kinës dhe nxit praktikat e reja të ndërtimit të një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit.

Wang Yi shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i rëndësishëm i Kinës në Zonën e Gjirit Persik si dhe një vend i rëndësishëm i nismës "Një brez, një rrugë". Gjatë vizitës, dy vendet publikuan "Deklaratën e Përbashkët" ku u zotuan për krijimin e marrëdhënieve të partnerit të përgjithanshëm strategjik midis Kinës e Emriateve të Bashkuara Arabe gjë që do t'i orientojë marrëdhëniet dypalëshe drejt vijës së parë të marrëdhënieve midis Kinës e vendeve të zonës së Gjirit.

Xi Jinping i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe marrëdhënieve midis Kinës e Afrikës. Afrika ishte destinacioni i parë i vizitës së parë në vitin 2013, po ashtu edhe këtë vit pas rizgjedhjes si president i Kinës. Gjatë vizitave, kreu kinez Xi Jinping dhe liderët e 4 vendeve afrikane ranë dakord të forcojnë besimin e ndërsjellë politik dhe të shmangin ndërhyrjet e jashtme si dhe të mirëkuptojnë dhe të përkrahin reciprokisht njëri-tjetrin në çështjet që lidhen me interesat e tyre thelbësore në procesin e kërkimit të rrugës së zhvillimit të përshtatshme për gjendjen e secilit vend dhe në çështjet ndërkombëtare e rajonale. Liderët e vendeve afrikane theksuan se bashkëpunimi midis Kinës e Afrikës është një bashkëpunim i përfitimeve të përbashkëta. Kina ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Afrikës.

Teoria e "Kolonializimit të ri" është thjesht e papërshtatshme. Afrika është në gjendje të kuptojë mikun e sinqertë dhe kontriuesin e vërtetë për këtë kontinent. Afrika është e gatshme të ecë përkrah Kinës në rrugën e realizimit të Endrrës Kineze dhe asaj afrikane. Gjatë vizitave në Afrikë u nënshkruan 40 marrëveshje bashkëpunimi duke përfshirë shumë megaprojekte që do të favorizojnë popujt e vendeve të përfshira. Kjo tregon se bashkëpunimi Kinë- Afrikë është efektiv, konkret dhe i favorshëm.

Vendet e BRICS-it kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit dhe janë bërë një forcë e rëndësishme në çështjet ndërkombëtare. Wang Yi u shpreh se presidenti Xi theksoi në takim se vendet e BRICS-it duhet të thellojnë marrëdhëniet e partnerit strategjik dhe të plotësojnë përmbajtjet e bashkëpunimit konkret, duke dhënë një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik si dhe të mbrojnë paqen e sigurinë ndërkombëtare dhe të zgjerojnë bashkëpunimin kulturor.

Wang Yi shtoi se gjatë takimit, presidenti Xi bëri thirrje për ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore dhe për kundërshtimin e unilateralizmit dhe proteksionizmit si dhe të zbatohet multilateralizmi dhe të përkrahet sistemi i tregtisë shumëpalëshe dhe të zbatohen rregullat ndërkombëtare të hartuara së bashku. Deklarata e Johannesburg-ut e Liderëve të Vendeve të BRICS-it duke ndjekur frymën e fjalimit të presidentit Xi thekson kërkimin e zhvillimit të përbashkët, mbrojtjen e barazisë, zbatimin e multilateralizmit dhe përmirësimin e administrimit global si dhe injekton energji pozitive në kushtet e një gjendje të pasigurt ndërkombëtare.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore