Xi Jinping: BRICS-i duhet të thellojë partneritetin strategjik

2018-07-27 17:32:25 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:深化---[shēn huà]---Thellim

Më 26 korrik u zhvillua në Johannesburg të Afrikës së Jugut takimi i 10-të i udhëheqësve të vendeve të BRICS-it. Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa drejtoi takimin, ku ishin të pranishëm presidenti kinez Xi Jinping, presidenti brazilian Michel Temer, presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri indian Narendra Modi. Në fjalimin e tij të rastit, Xi Jinping theksoi se vendet e BRICS-it duhet të kuptojnë prirjen historike, thellimin e partneritetit strategjik, konsolidimin e strukturës së bashkëpunimit "nxitja me 3 rrota"(ekonomi, politikë, kulturë), për të realizuar "Dekadën e Artë" dhe zhvillimin së bashku të një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen mendimet mbi bashkëpunimin e vendeve të BRICS-it me temën " BRICS-i në Afrikë: Bashkëpunim për rritje gjithëpërfshirëse dhe përparim të përbashkët në Revolucionin e 4-t Industrial".

Palët publikuan "Deklaratën e Johannesburg-ut të Udhëheqësve të BRICS-it", ku lëshohet një sinjal i qartë për ruajtjen e multilateralizmit dhe kundër proteksionizmit, duke marrë vendimin për nisjen e partneritetit të revolucionit të ri industrial mes vendeve të BRICS-it dhe për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, tregti, financë, siguri politike dhe shkëmbime njerëzore.

Në fjalimin e tij, presidenti Xi Jinping bëri propozime për të ardhmen e bashkëpunimit të BRICS-it, duke theksuar që këto vende duhet të punojnë së bashku për të krijuar një botë me paqe të qëndrueshme, siguri të përgjithshme, lulëzim të përbashkët, hapje, durim dhe bukuri.

"Ne duhet të shtojmë bashkëpunimin në tregti, investime, financë, ndërlidhje dhe fusha të tjera, për ta bërë më të madhe 'tortën' e bashkëpunimit. Në kornizat e OKB-së, G20-s dhe OBT-së, ne duhet të mbështesim fuqimisht sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar nga rregullat, të nxisim liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve dhe të kundërshtojmë me vendosmëri proteksionizmin. Ne duhet të ngulim këmbë tek novacioni, të shtojmë koordinimin makroekonomik dhe të realizojmë integrim strategjik nëpërmjet partneritetit të revolucionit të ri industrial," vuri në dukje Xi Jinping.

Xi Jinping tha se në fazën tejtër, Kina do të zbatojë 10 projekte të bashkëpunimit për zhvillimin e burimeve njerëzore, do të ftojë ekspertë nga 5 vendet të hartojnë së bashku një plan për revolucionin e ri industrial dhe të rrisin konkurrueshmërinë e vendeve të BRICS-it, si edhe të vendeve në zhvillim.

Lidhur me sigurinë politike, Xi propozoi në fjalimin e tij:

"Ne duhet të vazhdojmë të mbajmë lart flamurin e multilateralizmit, të ruajmë parimet e Kartës së OKB-së dhe t'i nxisim të gjitha palët të respektojnë normat bazë të ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, për të zgjidhur mosmarrëveshje nëpërmjet konsultimeve dhe dialogut. Duhet të shfrytëzojmë plotësisht rolin e takimit të Ministrave të Jashtëm, (të përfaqësuesve të lartë të Çështjeve të Sigurisë) dhe përfaqësuesve të përhershëm në OKB, për të lëshuar zërin e BRICS-it, të propozojmë programin e BRICS-it dhe të ndërtojmë së bashku një tip të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare me respekt reciprok, drejtësi, barazi, bashkëpunim dhe fitim të përbashkët."

Xi Jinping u shpreh se 5 vendet e BRICS-it kanë kultura të ndryshme dhe shkëmbimet kulturore kanë perspektivë të madhe. Udhëheqësit që marrin pjesë në këtë takim u shprehën se tani, vendet e BRICS-it duhet të shtojnë bashkëpunimin, të nxisin multilaterizmin dhe tregtinë e lirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore