Ruandë, Xi Jinping takon homologun Kagame

2018-07-24 17:14:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:会谈---[huì tán]---Bisedime

Më 23 korrik, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me homologun ruandas Paul Kagame në Kigali. Dy udhëheqësit vlerësuan pozitivisht arritjet dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Ruandës para 47 vjetësh. Ndërkohë, ata planifikuan së bashku të ardhmen e bashkëpunimit miqësor dypalësh dhe ranë dakord që të nxisin bashkëpunimin në favor të dy palëve, për të arritur rezultate më të frytshme dhe për të sjellë më shumë përfitime për popujt e dy vendeve dhe të Afrikës.

Presidenti i Ruandës Paul Kagame mbajti një ceremoni madhështore në nder të presidentit Xi Jinping në sheshin përpara pallatit presidencial. Kur Xi Jinping mbërriti atje, banorët vendas të veshur me kostume kombëtare dhe kineze hynë në rrugë, duke brohoritur me zë të lartë dhe me duartrokitje dhe duke përshëndetur mysafirët.

"I dashur president Kagame, jam shumë i lumtur të takohem me ju në Kigalin e bukur. Vizita juaj në Pekin marsin e kaluar ishte një sukses, ne zhvilluam bisedime të thella dhe shumë pozitive. Ju më ftuat për të vizituar Ruandën. Ju premtova që do ta vizitoj vendin tuaj kur të vizitoj përsëri Afrikën dhe tani jam këtu," u shpreh Xi Jinping.

Xi shtoi se në marsin e kaluar, ai dhe presidenti Kagame ranë dakord për shtimin e marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin miqësor dhe për nxitjen e marrëdhënieve Kinë-Ruandë në një rrugë të shpejtë zhvillimi. Kina është e gatshme të punojë së bashku me Ruandën, për të nxitur transformimin e miqësisë tradicionale në rezultate konkrete për dy popujt dhe për të vazhduar shkrimin e një kapitull të ri në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Kagame tha se Kina është një vend mik i besueshëm dhe i vërtetë i Afrikës. Zhvillimi i marrëdhënieve miqësore me Kinën është shumë i rëndësishëm për Ruandën dhe madje për mbarë Afrikën. Ruanda shpreson që të shkëmbejë përvojat me palën kineze në qeverisjen e vendit dhe të mbajë bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve në kornizë dypalëshe dhe shumëpalëshe. Nisma "Një brez, një rrugë" është një shans i rëndësishëm për Ruandën dhe Afrikën. Ruanda dëshiron të marrë pjesë në mënyrë aktive në bashkëpunim nën këtë kornizë të propozuar nga Kina dhe po pret të marrë pjesë aktivisht në samitin e Pekinit pranë Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC). Krahas këtyre, Ruanda është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën për të nxitur këtë forum.

"Unë e vlerësoj partneritetin e çmuar midis Kinës dhe Ruandës si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Kinës për zhvillim ekonomiko-shoqëror të Afrikës. Presim që Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, që do të zhvillohet në shtator, do të na ofrojë një platformë më të mirë për të nxitur më tej bashkëpunim dhe për të sjellë më shumë përfitime për dy popujt," u shpreh Kagame.

Pas bisedimeve, Xi Jinping dhe Kagame dolën për një konferencë të përashkët për shtyp. Xi Jinping tha se gjatë bisedimeve me Kagame-n, ai shkëmbeu mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Ruandë, Forumin e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare me interesa të përbashkëta, duke arritur konsensus të rëndësishëm.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore