Faktet e tregtisë kino-amerikane

2018-07-13 16:54:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:真相---[zhēn xiàng]---Fakt

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së publikoi të martën "Deklaratën mbi hetimin sipas 'Nenit 301'", duke e akuzuar në mënyrë të pabazë palën kineze për "praktika dhe përfitime të pandershme" në tregtinë me ShBA-në. Të dhënat e përzgjedhura nga pala amerikane janë shumë pështjelluese dhe mund të ngatërrojnë ata që nuk i njohin faktet. Por të pavërtetat s'mund të bëhen fakte, edhe sikur të përsëriten një mijë herë.

Të enjten, Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi një deklaratë, ku sqaron dhe hedh poshtë një nga një akuzat kryesore të hetimit sipas "Nenit 301", si mosbalanca tregtare ndërmjet Kinës e ShBA-së, "vjedhja e pronësisë intelektuale", "transferimi i detyrueshëm i teknologjisë" etj., duke vënë në dukje shtrembërimin e fakteve nga pala amerikane.

(Ministria e Tregtisë e Kinës)

Së pari, për problemin e deficitit tregtar, MTK-ja vë në dukje se arsyet kryesore për këtë janë "përqindja shumë e ulët e kursimeve në ShBA, statusi i dollarit si monedha kryesore e rezervës ndërkombëtare dhe kufizimi i eksportimit të produkteve amerikane të teknologjisë të lartë, për shkak të mendësisë së Luftës së Ftohtë". Këto janë tre arsyet madhore që sjellin gjendjen e paekulibruar të tregtisë kino-amerikane.

Kultura amerikane inkurajon konsumin e parakohshëm dhe duke marrë hua, gjë që shkakton nivelin shumë të ulët të kursimeve të qytetarëve amerikanë. Në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar, përqindja e kursimit neto në ShBA ishte përkatësisht 1.9%, 1.7% dhe 2.2%, ndër më të ulëtat në botë. Nëse amerikanët dëshirojnë të vazhdojnë konsumin dhe që ekonomia e tyre të rritet, ata janë të detyruar të importojnë mallra me kosto të ulët dhe njëkohësisht të tërheqin investime të huaja. Të dyja këto mund të ofrohen nga Kina, si rezultat, ka lindur natyrisht mosbalanca në tregtinë mes dy vendeve. Prandaj, deficiti tregtar i ShBA-së me Kinën është shkaktuar nga mosekuilibrimi i strukturës së ekonomisë amerikane, por jo nga tregtia e paekuilibruar dypalëshe. Profesori i Universitetit Yale Stephen Roach paralajmëron se, nëse qeveria amerikane nuk zgjidh problemin thelbësor të mungesës së kursimeve dhe përpiqet ta përdorë Kinën si "dash kurbani", ShBA-ja do të detyrohet të bëjë biznes me vendet e tjera, ku kostoja e prodhimit është më e lartë, çka do të thotë se konsumatorët amerikanë do të paguajnë për rritjen e çmimeve dhe të taksave.

Për shkak të kufizimit të eksportimit të teknologjisë së lartë në Kinë, 40 % e deficitit të ShBA-së në tregtinë me Kinës vjen nga sektori i teknologjisë. Nëse ShBA-ja do të hapë më tej eksportimin e teknologjisë së lartë në Kinë, problemi i deficitit të tregtisë kino-amerikane mund të zgjidhet brenda ditës.

Në vitin 2017, pagesat e Kinës për pronësinë e huaj intelektuale arritën në 28.6 miliardë dollarë amerikane, me një rritje vjetore 17 % krahasuar me vitin 2001. Sipas Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Kina aplikoi për 51 mijë patenta nëpërmjet Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat, duke renditur në vendin e dytë të botës pas ShBA-së. Kina shpreson që edhe qeveritë e huaja do të forcojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale të Kinës.

Më në fund, le të shohim kritikat e palës amerikane për politikat industriale të kinës, si "Prodhuar në Kinë 2025". Në fakt, "Prodhuar në Kinë 2025" është një plan zhvillimi që ndjek parimin e orientimit nga tregu dhe që ka tiparet e hapjes e të gjithëpërfshirjes, ndërsa qeveria ruan rolin drejtues. Liderët kinezë e kanë theksuar shpeshherë se "Prodhuar në Kinë 2025" i trajton kompanitë e huaja në mënyrë të barabartë dhe mirëpret pjesëmarrjen e tyre në sektorët e prodhimit të Kinës. Deri tani, shumë kompani nga ShBA-ja, Gjermania, Britania etj., kanë marrë pjesë në të.

Është e dukshme se ShBA-ja ndjek standarde të dyfishta për të frenuar zhvillimin e sektorëve të përparuar të Kinës. Ky është një veprimi hegjemonizmi. Shtëpia e Bardhë nuk mund të zgjidhë problemet e brendshme strukturore dhe dëshiron t'ua ngarkojë të tjerëve përgjegjësinë e vet. Ky gjithashtu pasqyron shqetësimin e saj për zhvillimin e Kinës. Si rezultat, qeveria amerikane përdor mendësinë e "lojës ku fituesi i merr të gjitha", për ta "shkatërruar kundërshtarin në fazën kur është ende i dobët".

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore