Kina mund të përballojë ndikimet e luftës tregtare

2018-07-10 17:14:51 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:能力---[néng lì]---Aftësi

Askush nuk fiton nga lufta tregtare, prandaj në luftën më të madhe tregtare, ShBA-ja dhe Kina nuk mund të shmangin kostot dhe do të preken nga humbjet ekonomike. Kina e parashikoi këtë humbje ekonomike dhe hartoi planet përkatëse.

Në mbrëmjen e 9 korrikut, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës shpalli 4 masat për lehtësimin e ndikimeve dhe fërkimeve në tregtinë kino-amerikane, që përfshijnë: vlerësimet e vazhdueshme për ndikimet ndaj ndërmarrjeve të ndryshme; shpërdorimi i të ardhurave nga taksat shtesë për lehtësimin e ndikimeve të ndërmarrjeve dhe punonjësve përkatës; nxitja e rregullimit të strukturës së importimit nga ndërmarrjet; shpejtimi i zbatimit të opinioneve të Këshillit të Shtetit mbi përdorimin e efektshëm të investimeve të huaja dhe nxitjen e zhvillimeve ekonomike me cilësi të lartë, forcimi i mbrojtjes së interesave të ligjshme të ndërmarrjeve dhe krijimi i mjedisit më të mirë të investimeve.

Siç shihet, qeveria kineze hartoi një sërë politikash për uljen e humbjeve ekonomike të shkaktuara nga lufta tregtare, duke shfaqur aftësinë e fortë të kontrollit të rreziqeve, fuqi të patundura dhe durimin kundër luftës tregtare si dhe filozofinë e drejtimit "populli në qendër".

Sipas analizave të disa analistëve, tarifat shtesë të ShBA-së ndaj produkteve të importuara nga Kina me një vlerë prej 34 miliardë dollarësh, do të sjellin disa goditje ndaj disa ndërmarrjeve kineze dhe do të prekin jetën e punonjësve dhe të familjeve të zakonshme kineze. Qeveria kineze i parashikoi këto ndikime negative dhe ka qenë gjithnjë kundër luftës tregtare. Por tani, qeveria kineze është e detyruar që të përballet me këtë luftë tregtare.

Për shkak se sapo ka filluar lufta tregtare kino-amerikane, ekzistojnë shumë elemente të papërcaktuara dhe ndikimet përkatëse po ndryshohen me kohë, planet kineze duhet të rregullohen me kohë.

Ministria e Tregtisë e Kinës u shpreh se do të përmirësojë në mënyrë të pandërprerë politikat përkatëse dhe mirëpret sugjerimet dhe opinionet nga qarqet e ndryshme shoqërore.

Cila është kostoja e Kinës nga lufta tregtare e ShBA-së?

Kina është i vetmi vend i botës ka të gjithë sektorët industrial, është një megatreg konsumi me afro 1.4 miliardë banorë. Kjo nënkupton që në kohë të vështira, ekonomia kineze mund të mbështetet tek potenciali kombëtar. Në të njëjtën kohë, 91% e rritjes ekonomike kineze vjen nga kërkesa e brendshme dhe 60% të kërkesave të brendshme vjen nga konsumi, i cili po rritet në mënyrë të pandërprerë. Nga ana tjetër, Kina zë vendin e dytë në botë për numrin e ndërmarrjeve novative. Zhvillimet përmes novacionit mund t'i sjellin ekonomisë kineze më shumë potencial. Përveç kësaj, Kina do të vazhdojë zbatimin e strategjisë së përcaktuar për zgjerimin e hapjes, që shton besimet e jashtme. Sipas raportit nga Shoqata Amerikane e Tregtisë në Kinë, 74% të anëtarëve të kësaj shoqate planifikuan zgjerimin e investimeve në Kinë, që është përqindja më e lartë në vitet e fundit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore