Xi Jinping-u: Samiti i OBSh-së arriti konsensus të gjerë

2018-06-11 16:35:29 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:发展---[fā zhǎn]---Zhvillim

Pas mbarimit më 10 qershor pasdite të mbledhjes së 18-të të Këshillit të Liderëve të Vendeve Anëtare të OBSh-së, në një konferencë shtypi presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në emër të palëve të ndryshme, ku prezantoi rezultatet e samitit të OBSh-së. Xi Jinping u shpreh se palët e ndryshme kanë vendosur në diskutimet e tyre se do të respektojnë parimet e "Kartës së OBSh-së", do të zbatojnë së bashku "Frymën e Shangait" dhe do të synojnë së bashku paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Xi Jinping u shpreh se të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se bota sot është në një periudhë të vrullshme me zhvillime të mëdha, ndryshime të mëdha dhe përshtatje të mëdha, dhe asnjë vend nuk mund t'i përballojë i vetëm ato. Vendet e botës janë bërë më të ndërvarur nga njëri-tjetri. Mëkëmbja e ekonomisë botërore është përballur me zigzage e vështirësi dhe janë shfaqur pandërprerë probleme të nxehta rajonale e ndërkombëtare. Të gjitha vendet mund të arrijnë qëndrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm vetëm duke forcuar partneritetin dhe bashkëpunimin, duke e trajtuar njëri-tjetrin si të barabartë, duke qenë të hapur, përfshirës dhe duke ndarë së bashku rezultatet.

Të gjitha palët pjesëmarrëse në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ranë dakord se siguria është baza e zhvillimit të vazhdueshëm të OBSh-së. Të gjitha palët do të mbajnë pikëpamjen e sigurisë së përbashkët, të gjithanshme, në bashkëpunim dhe të vazhdueshme, dhe do të zbatojnë "Konventën e Shangait", "Konventën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit" etj., për të goditur terrorizmin, separatizmin dhe ekstremizmin. Përveç këtyre, të gjitha palët pjesëmarrëse do të thellojnë shkëmbimin e informacionit dhe veprimet e përbashkëta kundër terrorizmit, do të forcojnë ndërtimin e bazës ligjore përkatëse dhe krijimin e kapaciteteve, do të godasin terrorizmin, separatizmin dhe ekstremizmin, trafikun e drogës, krimin e organizuar ndërkufitar e krimin kibernetik dhe do të shfrytëzojnë rolin e Grupit të Kontaktit OBSh-Afganistan, për të ruajtur së bashku sigurinë dhe qëndrueshëmrinë e rajonit.

Xi Jinping-u u shpreh se globalizimi i ekonomisë dhe integrimi rajonal janë prirjet e zhvilimit të botës. Pjesëmarrësit në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Qingdao do të ruajnë autoritetin dhe efektivitetin e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, do të konsolidojnë sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe do të kundërshtojnë çdo formë të proteksionizimit tregtar. Palët do të vazhdojnë të ndjekin parimin e fitimeve të ndërsjella, do të forcojnë bashkëpunimin për ndërtimin e "Një brez, një rrugë" dhe lidhjen mes strategjive të zhvillimit, do të thellojnë bashkëpunimin në fushën ekonomike-tregtare, të investimeve, financës, ndërlidhjes dhe bujqësisë, do të nxitin lehtësimin e tregtisë dhe të investimeve, do të krijojnë një gjendje të re të zhvillimit të përbashkët të rajonit, do të sjellin përfitime për popujt e të gjitha vendeve e do t'i shtojnë energji zhvillimit të ekonomisë botërore.

Xi Jinping-u gjithashtu shpalli se, pas samitit të Qingdaos, Kirgizistani do të marrë kryesimin e radhës të OBSh-së. Palët e ndryshme do të përkrahin e mbështetin Kirgizistanin për të mbajtur përgjegjësitë e vendit kryetar të radhës dhe për të zhvilluar me sukses samitin e vitit të ardhshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore