Francis Gurry: Kina pati përparime të shquara në të drejtat e pronësisë intelektuale

2018-06-05 21:14:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:知识产权---[zhī shí chǎn quán]---Të drejtat e pronësisë intelektuale

Dhjetë vjet më parë, Kina publikoi më 5 qershor 2008 Programi Strategjik Kombëtar për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, për ta ngritur aftësinë e vendit në krijimin, përdorimin, mbrojtjen dhe administrimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, Francis Gurry tha se gjatë 10 vjetëve Kina ka patur përparime të shquara dhe ka shtuar pandërprerë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare.

Gjatë një interviste për Radion e Jashtme të Kinës, Gurry tha se me zbatimin e strategjisë kombëtare të të drejtave të pronësisë intelektuale, sistemi ligjor në këtë drejtim është gjithnjë e më i përsosur në Kinë, është ngritur vëllimi dhe cilësia e të drejtave të pavarura të pronësisë intelektuale, veçanërisht në patentat e shpikjes. Të gjitha këto janë në favor të shtimit të aftësisë së novacionit të pavarur dhe të shndërrimit të Kinës në një vend novativ.

"Jam i mendimit se krijimi i sistemit të të drejtave të pronësisë intelektuale në Kinë është kuptimplotë. Kina i ka kushtuar rëndësinë cilësisë së patentave të shpikjes, përfshirë inteligjencën artificiale, robotikën si dhe energjinë e përtëritshme. Theksimi i cilësisë është shumë i rëndësishëm, gjë që na demonstron ndikimin e shkencës e teknologjisë së Kinës ndaj botës."

Gurry u shpreh gjithashtu se Kina ngriti gjykatën e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe njëkohësisht, ka forcuar studimet në këtë drejtim nga institucionet kërkimore dhe nga universitetet. Përpjekjet e të dyja anëve e kanë nxitur ndërgjegjshmërinë e kompanive e publikut për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

"Sinkronizimi i teorisë me praktikën është i domosdoshëm," theksoi Gurry.

Duke folur për sfidat e shumta të të drejtave të pronësisë intelektuale në mbarë botën, Gurry vuri në dukje se në konkurrenca ndërkombëtare në këtë drejtim është bërë gjithnjë e më e ashpër, njëkohësisht vendet e ndryshme kanë diferenca të mëdha në aftësinë teklonogjike. Në këtë sfond, Kina ka dhënë kontribut të rëndësishëm në respektimin e zbatimin e 13 traktateve ndërkombëtare të Organizatës Botërore të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

"Kina është zbatuesja e pjesës dërrmuese të traktateve të organizatës sonë dhe ka dhënë kontribut të madh në mbajtjen e premtimeve të sistemit ndërkombëtar. E falënderoj shumë Kinën për anëtarësimin në traktatet përkatëse ndërkombëtare."

Në fund të intervistës, Gurry i tha Radios së Jashtme të Kinës se të drejtat e pronësisë intelektuale janë bërë tema e rëndësishme e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërkombëtar dhe Kina ndodhet në pozicionin e përparuar në novacionin teknologjik dhe ka mbajtur qëndrimin e hapur në bashkëpunim. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore