Kina: Cilësia e ajrit dhe e ujit u përmirësua më tej në vitin 2017

2018-06-01 18:17:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 环境---[huán jìng]---Mjedis

Të enjten Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës publikoi në një konferencë shtypi "Raportin për gjendjen e mjedisit ekologjik të Kinës në vitin 2017". Sipas raportit, cilësia e ajrit dhe e ujit në Kinë vitin e kaluar erdhi duke u përmirësuar, rreziqet ndaj mjedisit tokësor u ulën dhe gjendja e sistemit ekologjik u stabilizua në përgjegjësi.

Raporti është hartuar sipas "Ligjit të mbrojtjes së mjedisit të Kinës" nga Ministria e Ekologjisë dhe e Mjedisit, së bashku me Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës, Ministrinë e Burimeve Natyrore dhe 10 departamente përkatëse. Drejtori i Menaxhimit të Mjedisit Ekologjik në Ministrinë e Ekologjisë dhe të Mjedisit të Kinës Liu Zhiquan shprehet:

"Në vitin 2017, ndër 338 qytete të Kinës, cilësia e arjit në 99 qytete është përputhur me standardin, duke zënë 29.3 % të numrit të përgjithshëm. Ditët me cilësi të mirë ajri në 338 qytetet zunë 78 % të numrit të përgjithshëm dhe niveli mesatar i përqendrimit të grimave PM2.5 ishte 43 mikrogramë për metër kub, 6.5% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Pekin, Tianjin dhe provincën Hebei, në deltën e lumit Jance dhe në atë të Lumit Zhujian ky nivel u ul përkatësisht 39.6%, 34.3% dhe 27.7% në krahasim me vitin 2013."

Zëdhënësi i Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit Liu Youbing bëri të ditur në konferencën e shtypit se në vitin 2017, përqindja e ujërave mbitokësore me cilësi të mirë në mbarë vendin u rrit vazhdimisht dhe përqindja e ujit të kategorisë I-III arriti në 67.9%. Ndërkohë, Liu Youbing vuri në dukje se në tremujorin e parë të sivjetshëm, analiza e mjedisit ujor tregoi se cilësia e këtij mjedisi në disa zona të vendit nuk përputhet me standardin dhe autoritetet përkatëse duhet të forcojnë kontrollin lidhur me parandalimin e ndotjes së ujit, për të përmirësuar cilësinë e mjedisit ujor.

"Hapi tjetër është se Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit do të hartojë mekanizmin e radhës dhe çdo muaj në gjysmën e dytë të këtij viti do të mbajë mbledhje kontrolli, duke publikuar gjendjen përkatëse," tha Liu Youbing-u.

Drejtori i Menaxhimit të Mjedisit Ekologjik Liu Zhiquan u shpreh se në fazën tjetër, autoritetet do të vazhdojnë të forcojnë kontrollin e cilësisë së mjedisit dhe do të nxitin kontrollin e veprimtarive të paligjshme, për të përmirësuar më tepër cilësinë e mjedisit të përgjithshëm. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore