Pas tërmetit të Wenchuan-it të vitit 2008, rimëkëmbet qyteza Yingxiu

2018-05-15 17:11:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:十年---[shí nián]---Dhjetë vjet

Tërmeti i madh i vitit 2008 pothuajse shkatërroi mbarë qytezën Yingxiu dhe gjysma e mësuesve dhe nxënësve të shkollës fillore Yingxiu humbën jetën. Pas tërmetit, firmat financiare të Shenzhen-it të Kinës Jugore ofruan 30 milionë juanë ndihmë, për ndërtimin e një shkolle të re buzë lumit Minjiang.

Drejtori Dong Xuefeng thotë se shkolla e Yingxiu-së është rimëkëmbur pas 10 vjetësh dhe ka tani një ndërtesë të re e pajisje moderne, ndërsa është riformuar edhe grupi i mësuesve.

"Kjo shkollë është shumë moderne dhe shumë e bukur tani. Pajisjet arsimore janë shumë moderne dhe çdo klasë ka tabela elektronike të lidhura me internetin. Në vitin 2008, afro gjysma e mësuesve humbën jetën, ndërsa tani kemi 41 mësues. Në vitin 2010, kanë ardhur disa mësues të rinj të diplomuar në shkolla të larta. Krahas kësaj, ka edhe tetë mësues që kanë bërë studime pasuniversitare. Tani kemi përsëri gjallëri në kampus. Pas tërmetit, cilësia e arsimit të shkollës së Yingxiu-së renditet në vendet e para në mbarë qytezën Wenchuan," thotë drejtori Dong Xuefeng.

Shkolla e Yingxiu-së i kushton tani rëndësi jo vetëm cilësisë arsimore, por i jep prioritet sigurisë dhe shëndetit të nxënësve. Drejtori Dong Xuefeng thotë se shkolla ka integruar artin popullor dhe sportin dhe tani nxënësit mund të mësojnë kulturën dhe zhvillojë veprimtari fizike.

Pas tërmetit në shkollë ofrohen mësime me temë: "Jeta dhe siguria", ku fëmijët mësojnë përballimin e situatave të rrezikshme dhe metodat e vetë-shpëtimit. Ai pohon se pas tërmetit të madh të vitit 2008, shkolla i ka kushtuar më shumë rëndësi sigurisë.

Babai i një nxënësi të shkollës u shpreh shumë i kënaqur me kushtet dhe mësimdhënien në shkollën e re.

"Mësuesit japin mësime në mënyrë shumë të kujdesshme për sigurinë dhe tani të them të drejtën unë ndjehem më i sigurtë. Mësuesit janë të përgjegjshëm. Kam dy djem, njëri është në klasën e gjashtë. Ai mëson mirë dhe zakonisht renditet midis tre më të mirëve të klasës. Jam i kënaqur, sepse mësuesit janë të përgjegjshëm."

Vitet e fundit, të gjitha shkollat në Wenchuan janë përpjekur për të rritur cilësinë arsimore, duke shtuar vazhdimisht cilësinë dhe metodat e arsimit. Shkolla e Yingxiu-së renditet në vendet e para në Wenchuan.

Mrekulli
Lajmet Kryesore